***  MIRĖSEVINI NĖ FAQEN ZYRTARE TĖ BASHKISĖ SĖ DURRĖSIT ***    
 
 
 
 
 
 
 


Kryetari i bashkisë
z. Vangjush DAKO
2007 - 2011


Qyteti i Durresit ka emblemen e tij, e cila eshte zberthyer ne flamur, ne vule e medialon. U be i mundur mbas shpalljes se konkursit per emblemen e qytetit, hapur nen kujdesin e Drejtorise se Muzeut.

                     ...lexo përmbajtjen


PLANI URBANISTIK I INTEGRIMIT PER QYTETIN E VJETER TE DURRESIT



Kampionati evropian i peshëngritjes në Durrës, Dako çertifikatë nderi nga federata evropiane

Është zhvilluar në Durrës me shumë sukses kampionati evropian i peshëngritjes për të rinj e të reja. Ky kampionat u zhvillua në pallatin e sportit Ramazan Njala të Durrësit dhe në të morën pjesë 216 sportistë dhe sportiste nga 32 vende të kontinentit që konkuruan në shtatë kategori peshash për vajza dhe tetë për djem. Në kampionat u paraqitën edhe pesë delegacione, në përbërje të të cilëve kishte vetëm specialistë dhe gjyqtarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve pjesmarrëse në 37.     ... më tepër



 

Dita ndërkombëtare e të moshuarve, 12 personalitete nderohen me titull “Mirënjohja e Qytetit”

Lehtesimi i veshtiresive ekonomike dhe deprivimi social per te moshuarit dhe krijimi i mundesive per te bere nje jete me dinjitoze per te jetuar me gjate dhe per te qene te shendetshem gjate pleqerise se tyre ka qene ne fokusin e politikave sociale mbeshtetese të Bashkisë së Durrësit ndaj këtij grupi. Në këët kuadër Bashkia e Durrësit ka filluar një tjetër projekt ën bashkëpunim me CSDC-në në lidhje me vlerësimin e figurave dhe pikërisht në ditën ndërkombëtare të të moshuarve Bashkia e Durrësit dhe CSDC-ja kanë organizuar një aktivitet me rastin e nderimit me titullin “Mirënjohja e Qytetit” të 12 të moshuarve që janë personalitete të qytetit të Durrësit. Kujdesi per te moshuarit, mbeshtetja ekonomike e tyre dhe rritja e aksesit tek sherbimet, jane konsideruar si elemente mjaft te rendesishem qe ndikojne ne menyre te drejteperdrejte per permiresimin e cilesise se jetes te te moshuarve. Në këtë aktivitet ku merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako, përfaqësues të CSDC-së, të moshuar, zyrtarë etj, u theksua se mbeshtetja me sherbime sociale te te moshuarve është një prioritet per Bashkine e qytetit te Durresit. Qe nga krijimi i Qendres Ditore per te Moshuar e deri sot Bashkia e Durresit e ka konsideruar si prioritare mbeshtetjen me fonde te kesaj qendre nga Buxheti i Bashkise me qellim qe te siguroje nje sherbim te qendrushem dhe cilesor per te moshuarit e vetmuar te qytetit tone. Kjo qender ka synuar vazhdimisht permiresimin e cilësisë se jetes se te moshuarve nepermjet ngritjes dhe ofrimit te sherbimeve psiko-sociale dhe mjekesore. Qellimi i aktivitetit ishte që të moshuarit te marrin respektin e duhur nga familja dhe shoqeria, per kontributin e dhene ne vite dhe vlerat qe ata kane. Në fjalën e tij kryebashkiaku Dako deklaroi se një nga prioritetet e Bashkisë së Durrësit është mbështetja ndaj kësaj shtrese:
“Kujdesi per te moshuarit, mbeshtetja ekonomike, rritja e cilesise se sherbimeve jane konsideruar nga bashkia jonë si element te rendesishem qe ndikojne ne menyre te drejteperdrejte per perimesimin e cilesise se jetes te te moshuarve. Ne vitin 2008 Bashkia Durres ka mbeshtetur me sherbime,ka zgjeruar dhe rritur cilesine e sherbimeve per moshen e trete. Vetem per Qendren Ditore te Moshuarve Durres nga te ardhuart e taksave te veta Bashkia ka vene ne dispozicion nje fond prej 7.945.000 leke. Ne 31 Mars te ketij viti perfundoi me sukses projekti me Njesine e Koordinimit te Projekteve te mbeshtetur nga Banka Boterore per rehabilitimin dhe riorganizimin e sherbimeve. Sot ne QDM ofrohen sherbime per 110 te moshuar, ne ambiente komode dhe ne perputhje me Standartet e Sherbimeve per kete moshe. Pas perfundimit te perojektit per te ruajtur dhe rritur cilesine e sherbimeve shtuam ne strukturen e kesaj qendre dhe tre punonjese sociale. Me decentralizimin dhe deinstitucionalizimin e sherbimeve sociale tek pushteti lokal per te moshuarit, ne te ardhmen do te zhvillohen sherbime te reja me baze komunitare, perfshi ketu dhe sherbimet mbeshtetse brenda familjes dhe qendra te reja komunitare.”
Në këtë aktivitet është shpallur edhe një konkurs posteri dhe esesh me teme “Bashkepunimi mes brezave” dhe disa të rinj kanë lexuar esetë e tyre kushtuar kësaj moshe. Bashkia Durrës dhe CSDC dhe do te formojne nje juri te moshuarish te komunitetit qe te perzgjedhin fituesit. Në këtë ditë nderkombetare te te moshuarve kryetari i Bashkisë Vangjush Dako ka nderuar me çertifikatën “Mirënjohje e Qytetit” disa nga personalitetet e njohur që i përkasin kësaj moshe nisur nga kontributi i vecante qe kane dhene ata per shoqerine dhe qytetin e Durresit. Keta te moshuar kane punuar dhe kane dhene vlerat e tyre ne fusha te ndryshme si: mesues, inxhinier, punetorë, drejtues ndermarrjesh apo institucionesh, aktorë etj. Me këtë çertifikatë janë nderuar 12 të moshuar, personalitete të jetës së qytetit si: Bajram Thërmija, Aqif Ylli, Viktor Çaprazi, Avdul Sulejmani, Eleni Mandi, Vera Urumi, Matish Gjeluci, Terezina Dema, Ilia Jorgo, Matilda Dovana, Ikbale Kalaja, Halit Hima(pas vdekjes). Kryebashkiaku Dako ua ka shpërndarë vetë çertifikatat të moshuarve në sallën e këshillit bashkiak duke shprehur edhe një herë nderimin dhe respektin e tij personal por edhe të Bashkisë së Durrësit për këtë moshë.

 

 

www.visitdurres.com


Normat teknike te projektimit


Buxheti për vitin 2008

                ... më tepër


Bashkia Durres
Buletini Statistikor
2007

• Profili i Qytetit te Durresit
• Demografia
• Tregu i Punes
• Marredheniet me Publikun dhe Institucionet
• Organigrama
• Keshilli Bashkiak
• Burimet Njerezore
• Infrastruktura-Sherbimet Publike

             ... më tepër

 


Spitali Durrës



                                                 lexo e-mail                    visitdurres.com model i faqes       
    
     email bashkia: info@durres.gov.al
design: is_saliko@yahoo.it Tel: +355 69 2120953
© 2006 Design Dreams Studio , ©. Bashkia Durres