***  MIRĖSEVINI NĖ FAQEN ZYRTARE TĖ BASHKISĖ SĖ DURRĖSIT ***    
 
 
 
 
 
 
 


Kryetari i bashkisë
z. Vangjush DAKO
2007 - 2011


Qyteti i Durresit ka emblemen e tij, e cila eshte zberthyer ne flamur, ne vule e medialon. U be i mundur mbas shpalljes se konkursit per emblemen e qytetit, hapur nen kujdesin e Drejtorise se Muzeut.

                     ...lexo përmbajtjen


PLANI URBANISTIK I INTEGRIMIT PER QYTETIN E VJETER TE DURRESIT



Papavrami shkëlqen në koncertin e organizuar nga Bashkia në Amfiteatër

Violinisti Tedi Papavrami Ka shkëlqyer në koncertin solistik të organizuar për herë të parë në arenën e amfitetrit antik të Durrësit. Koncerti i Tedi Papavramit në Durrës erdhi në sajë të Bashkisë së Durrësit dhe kujdesit personal të kryebashkiakut Dako që e organizuan atë në kuadër të aktiviteteve të shumta që kjo Bashki po zhvillon për qytetarët e Durrësit dhe pushuesit në këtë sezon veror....                 ... më tepër



Kryebashkiaku Dako takon regjisorin Sten Dragoti, vlerësime maksimale për festivalin ndërkombëtar të filmit

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim regjisorin e njohur amerikan me origjinë shqiptare Sten Dragoti. Në një takim tepër të ngrohtë e miqësor Dako i ka shprehur kënaqësinë regjisorit të njohur për ardhjen e tij në Durrës si dhe i ka shprehur gatishmërinë e Bashkisë për një bashkëpunim të ngushtë me Dragotin për festivalin e ardhshëm ndërkombëtar të filmit në Durrës:
“Festivali ndërkombëtar i filmit ishte një arritje jo vetëm për qytetin por për të gjithë vendin tonë. Qyteti i Durrësit ka reaguar ndaj tij si një qytet i vërtetë arti dhe ne ndjehemi të etuziasmuar për suksesin që pati ky festival. Na erdhi me të vërtetë keq që për arsye shëndetësore ju nuk ishit i pranishëm por jam i bindur që bashkëpunimi juaj me qytetin tonë të artit në aktivitete të tilla do të jetë i ngushtë. Festivali do të kthehet në traditë dhe do të zhvillohet çdo vit ndaj ne kemi kënaqësinë që ju të jeni pjesëmarrës në edicionin e dytë që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.”
Regjisori i Hollivudit Sten Dragoti ishte zgjedhur president i jurisë së festivalit ndërkombëtar të filmit që u zhvillua në Durrës një muaj më parë por për arsye shëndetësore Dragoti nuk mundi të merrte pjesë. Në takimin që zhvilloi me kryebashkiakun Dako, regjisori i njohur shprehu keqardhjen e tij për mos pjesëmarrjen e tij në këtë festival por nga ana tjetër ai garantoi që festivalin e ardhshëm do të vijë me kënaqësi në edicionin e dytë të këtij festivali jo vetëm për të qenë pjesë e jurisë por edhe për të shkëmbyer eksperiencën e tij në lidhje me filmin dhe cilësinë e tij. Dragoti u shpreh se pavarëisht se nuk erdhi në Durrës e kishte ndjekur me shumë vëmendje festivalin dhe u shpreh se ai ishte një festival shumë i mirë që do të kthehet në një traditë të bukur ballkanike dhe evropiane përsa i përket konkurimit në zhanrin e filmit:
“E kam ndjekur festivalin pavarësisht se në një gjendje jo të mirë shëndetësore dhe mendoj që ai ishte një festival mjaft i mirë që do të ketë një të ardhme të rëndësishme në konkurimin e filmit për rajonin tuaj por edhe për Evropën. Cilësia e filmave ishte e mirë dhe unë kam ndjekur punët e disa prej regjisorëve pjesëmarrës në këtë festival dhe mund të them që ata janë regjisorë tepër të mirë ku do të veçoj regjisorin çek. Po kështu u interesova edhe për filmin shqiptar në konkurim dhe mendoj se cilësia e tij ishte për tu lavdëruar. Më erdhi keq që nuk mora pjesë në një festival të tillë por duke ju përgëzuar për këtë aktivitet ju them se do të vij me shumë kënaqësi vitin e ardhshëm në edicionin e dytë të këtij festivali”.
Shoqërues të tij në takim u shprehën se Dragoti në kohën e zhvillimit të festivalit ndodhej në spital dhe në çdo moment interesohej që nga spitali për zhvillimin e festivalit, filmat, fituesit e tij etj. Në këtë takim kryebashkiaku Dako e njohu regjisorin e njohur edhe me vlerat e qytetit të Durrësit në përgjithësi dhe i dhuroi regjisorit edhe simbolet e qytetit ndërkohë që nga ana e tij Sten Dragoti deklaroi se Durrësi është një qytet i mrekullueshëm ku ai do të vijë me kënaqësi më shpesh dhe jo vetëm për festivalin e filmit. Më pas regjisori i njohur ka vijuar në një vizitë nëpër qytet ku ka vizituar ambientet kulturore, muzeun arkeologjik etj.


 

www.visitdurres.com


Normat teknike te projektimit


Buxheti për vitin 2008

                ... më tepër


Bashkia Durres
Buletini Statistikor
2007

• Profili i Qytetit te Durresit
• Demografia
• Tregu i Punes
• Marredheniet me Publikun dhe Institucionet
• Organigrama
• Keshilli Bashkiak
• Burimet Njerezore
• Infrastruktura-Sherbimet Publike

             ... më tepër

 


Spitali Durrës



                                                 lexo e-mail                    visitdurres.com model i faqes       
    
     email bashkia: info@durres.gov.al
design: is_saliko@yahoo.it Tel: +355 69 2120953
© 2006 Design Dreams Studio , ©. Bashkia Durres