Qyteti
i Durresit ka emblemen e tij, e cila eshte zberthyer ne
flamur, ne vule e medialon. U be i mundur mbas shpalljes
se konkursit per emblemen e qytetit, hapur nen kujdesin
e Drejtorise se Muzeut.
Papavrami
shkëlqen në koncertin e organizuar nga Bashkia
në Amfiteatër
Violinisti
Tedi Papavrami Ka shkëlqyer
në koncertin solistik të organizuar për
herë të parë në arenën e amfitetrit
antik të Durrësit. Koncerti i Tedi Papavramit
në Durrës erdhi në sajë të Bashkisë
së Durrësit dhe kujdesit personal të kryebashkiakut
Dako që e organizuan atë në kuadër
të aktiviteteve të shumta që kjo Bashki
po zhvillon për qytetarët e Durrësit dhe
pushuesit në këtë sezon veror....
..
më tepër
Stadiumi
Niko Dovana, Kryebashkiaku Vangush Dako dhe Mishel Platini
përurorojnë tapetin e ri
Mishel
Platini i cili ndodhet për nëj vizitë zyrtare
në Shqipëri ka shkelur i pari tapetin e ri të
Niko Dovanës në ceremoninë e përurimit
të tij. Në këtë ceremoni merrte pjesë
kryetari i Bashkisë së Durrësit, zyrtarë
të tjerë vendorë dhe presidenti i FSHF-së
Armando Duka, presidenti i klubit të Teutës Edmond
Hasanbelliu, figura të njohura të futbollit dhe
sportdshës që mbushsnin shkallët e tribunës.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush
Dako është shprehur se Bashkia po punon për
krijimin e kushteve të përshtashme të infrastrukturës
sportive dhe se shumë shpejt do të zbatohen edhe
disa projekte të tjera në infrastrukturën
e stadiumit dhe të aneksit stërvitor të Teutës
me fonde të përbashkëta të UEFA-s dhe
Bashkisë së Durrësit. Më pas ka përshëndetur
presidenti i FSHF-së Armando Duka i cili ka shprehur
gatishmërinë e kjësaj federate në përmirësimin
e kushteve të terreneve sportive në vendin tonë.
Në fjalën e tij Mishel Platini u shpreh i entuziasmuar
për kushtet e mira të tapetit të ri dhe duke
ju referuar fëmijëve dikur nuk ka patur kushte
të tilla për të luajtur futboll ndërsa
sot gjithçka ka ndryshuar dhe unë ndjehem shumë
mirë që këta fëmijë do të
luajnë në mjedise moderne në rrugën
e tyre të futbollit. Platini, kryebashkiaku Dako dhe
presidenti i FSHF-së Duka kanë prerë shiritin
e përurimi të tapetit të ri të Niko
Dovanës.Platini
ka firmosur shumë autografë sidomos në topa
futbolli të pranishmëve dhe së bashku me
kryebashkiakun dhe presidentin Duka ka shkelmuar në
tribunë disa topa të firmosur prej tij gjë
që ka entuziasmuar së tepërmi sportdashësit
e shumtë. Më pas të gjithë të pranishmit
kanë ndjekur një ndeshje futbolli midis ekipeve
të moshave të Teutës që shkelën
të parët tapetin e ri të Niko Dovanës
i cili do të presë ekipin e Teutës pas dy
javësh në ndeshjen e parë të fazës
së dytë ndaj Dinamos. Metoda që u përdor
për shtrimin e tapetit të ri në Niko Dovana
është bashkëkohore, tapeti i ri i ardhur
nga Greqia është ndryshe nga i mëparshmi
pasi është shumë më cilësor dhe
jetëgjatësia e tij mund të shkojë jo
më në 4 vjet siç ka qenë por deri
në 10 vjet. Stadiumi do të jetë funksional
që nga ndeshja e parë e fazës së dytë
kur Teuta do të luajë kundër Dinamos në
Niko Dovana që do të ketë një tapet
të ri. E rëndësishme është që
tapeti i ri është i një cilësie shumë
të lartë i njëjtë me atë që
shtrohen edhe në stadiumet greke e italiane. Tapeti
i ri dhe punimet për shtrimin e tij kushtojnë
rreth 120 mijë euro nga të cilat 25 mijë
euro jepen nga Bashkia e Durrësit ndërsa pjesa
tjetër përballohet nga UEFA nëpërmjet
FSHF-së. Po kështu pas pak kohësh do të
fillojë edhe shtrimi i aneksit të stadiumit Niko
Dovana me tapet bari artificial në mënyrë
që ekipi durrsak të zhvillojë edhe stërvitjen
e tij në kushte bashkëkohore pasi është
parashikuar në këtë investim rikonstruksioni
tërësor i kësaj fushë stërvitore
që do të kushtojë rreth 100 mijë euro.
Vetëm për fazën e dytë Teuta mund të
luajë në Niko Dovana pasi tapeti do të jetë
gati në këtë kohë dhe i plotëson
të gjitha standartet bashkëkohore dhe jep mundësi
për të zhvilluar një futboll në kushtet
më moderne të mundshme. Në këtë
ceremoni kryebashkiaku Dako bëri të ditur gjithashtu
se UEFA nëpërmjet FSHF-së dhe Bashkia e Durrësit
do të japin fondet përkatëse për ndriçimin
e stadiumit Niko Dovana dhe sezonin e ardhshëm edhe
tifozët durrsakë do të kenë mundësi
që ndeshjet e Teutës ti shohin natën me drita.
Niko Dovana do të jetë i ndriçuar për
sezonin 2009-2010. 30 % e fondit për ndriçimin
e stadiumit do të përballohet nga Bashkia e qytetit
bregdetar ndërsa 70 % do të jepen nga UEFA nëpërmjet
FSHF-së. Ndriçimi i stadiumit Niko Dovana do
të kushtojë rreth 230 mijë euro.
• Profili i Qytetit te Durresit
• Demografia
• Tregu i Punes
• Marredheniet me Publikun dhe Institucionet
• Organigrama
• Keshilli Bashkiak
• Burimet Njerezore
• Infrastruktura-Sherbimet Publike