***  MIRĖSEVINI NĖ FAQEN ZYRTARE TĖ BASHKISĖ SĖ DURRĖSIT ***    
 
 
 
 
 
 
 


Kryetari i bashkisë
z. Vangjush DAKO
2007 - 2011


Qyteti i Durresit ka emblemen e tij, e cila eshte zberthyer ne flamur, ne vule e medialon. U be i mundur mbas shpalljes se konkursit per emblemen e qytetit, hapur nen kujdesin e Drejtorise se Muzeut.

                     ...lexo përmbajtjen


PLANI URBANISTIK I INTEGRIMIT PER QYTETIN E VJETER TE DURRESIT



Papavrami shkëlqen në koncertin e organizuar nga Bashkia në Amfiteatër

Violinisti Tedi Papavrami Ka shkëlqyer në koncertin solistik të organizuar për herë të parë në arenën e amfitetrit antik të Durrësit. Koncerti i Tedi Papavramit në Durrës erdhi në sajë të Bashkisë së Durrësit dhe kujdesit personal të kryebashkiakut Dako që e organizuan atë në kuadër të aktiviteteve të shumta që kjo Bashki po zhvillon për qytetarët e Durrësit dhe pushuesit në këtë sezon veror....         .. më tepër



Zgjidhen 5 projektet që do të vazhdojnë garën në konkursin ndërkombëtar për rivitalizimin e sheshit Iliria

Janë shpallur 5 projektet që do të vazhdojnë garën për projektin e rivitalizimit të sheshit Iliria. Faza e parë e konkursit ndërkombëtar për përzgjedhjen e projekteve në lidhje me rivitalizimin e sheshit “Iliria” në qendër të qytetit është zhvilluar për dy ditë me rradhë ku u seleksionuan 5 projektet që do të vazhdojnë garën. Në këtë konkurs kanë paraqitur projektet e tyre 36 studio projektimi tepër të njohura nga shumë vende të botës. Faza përmbyllëse ku do të bëhet zgjedhja e projektit fitues do të zhvillohet në janar të vitit 2009. Në fazën e parë nga ku dolën 5 projektet më të mira morën pjesë studio projektimi nga Italia, Portugalia, Meksika, Gjermania, Britania e Madhe, Japonia, SHBA, Spaja, Austria etj. Këto projekte janë shqyrtuar nga juria e cila përbëhet nga 7 anëtarë dhe presidenti i nderit që është kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Anëtarët e kësaj jurie janë arkitekti Alain Coussaran nga Franca, arkitekt Luca Zevi i Institutit Kombëtar Italian të Arkitekturës, Alberto Monti i cili është arkeolog në Universitetin e Parmës, arkitekti Rocco Maragna nga Kanadaja, kritiku i artit Edi Muka, arkitekti Viktor Dhimgjini dhe arkitekti Marin Biçoku nga Ministria e Punëve Publike, transportit dhe telekomunikacionit. Në lidhje me rivitalizimin e këtij sheshi administrata e bashkisë ka parashikuar një vlerë të përafërt prej 5 milion euro, e cila do të investohet në sistemimin arkitektonik dhe hapësirave të blerta. Ruajtja e trashëgimisë kulturore të lashtë duke i dhënë gjallëri qendrës së ardhshme të qytetit antik përbën një nga synimet kryesore të organizatorëve të këtij konkursi ndërkombëtar. 5 projektet fituese vijnë nga 3 studio projektimi italiane, një portugeze dhe një britanike. Këto 5 projekte që do të vazhdojnë garën në janar 2009 për shpalljen e projektit fitues për rivitalizimin e sheshit Iliria janë:

Projekti i studios italiane të akitekturës “Ottopignatti Studio Associato” me moton “Con Shesh Temporary”. Kjo studio me qendër në Romë ka kryer shumë projekte sheshesh publikë, porte dhe ndërtime të tjera në Romë, Verona, Perugia, Ancona etj. Kjo studio drejtohet nga arkitektët Lorenzo Pignatti Morano dhe Ottone Pignatti. Ky projekt parashikon një shesh të boshatisur nga funksionet e tjera përveç atij të grumbullimit të njerëzve për festa apo aktivitete të veçanta në qendër, parkun arkeologjik dhe lulishten në pjesën perëndimore dhe vendin e aktiviteteve, teatër, skena spektaklesh etij në pjesën lindore.

Projekti me moton “Linea D’Ombra” nga studio e arkitekturës nga Portugalia e quajtur “da arquitectos”. Kjo studio projektimi me qendër në Lisbonë ka eksperiencë në sheshe publikë dhe godina banimi dhe drejtohet nga arkitektët Ivan de Sousa dhe Ines Antunes. Kjo studio ka projektuar disa sheshe publikë në Lisbonë, Romë, Granada, Milano etj. Ky projekt parashikon ndërtimin e një shkallare të gjatë në pjesën perëndimore që arrin kuotën e xhamisë dhe lulishtes duke e integruar këtë pjesë në shesh, një shëtitore të mbuluar në pjesën lindore si dhe një godinë të re të lartë sa ndërtesa e prefekturës ku parashikohet të vendoset biblioteka etj.

Projekti me moton “Folding”Studio e studios së arkitekturës Michele Cro nga Roma. Kjo studio e drejtuar nga Michele Cro dhe bashkëpunëtore me studion “Idea Verde” ka punuar projekte sheshesh publikë dhe godina të ndryshme në Romë, Venezia, Barcelonë etj. Ky projekt parashikon disa rreshta pemësh në anën lindore si një vend pushimi i ndarë nga rruga e makinave, në pjesën perëndimore një shëtitore dhe gjithçka përfshihet në një shtresë gjigande të mbuluar në disa pjesë me bar, kalldrëme, gurë mozaikë etj.

Projekti me moton “Suoli Sensibili” i studios italiane të arkitekturës “Mascino e Agnoletto”. Kjo studio që ndodhet në Venezia drejtohet nga arkitektet Laura Mascino, Barbara Agnoletto, Giulia Lobba dhe Anna Paola Pola. Kjo studio ka projektuar sheshe dhe vepra të tjera private e publike në Venezia, Romë, Milano, Japoni etj. Ky projekt parashikon një shesh të pakalueshëm në rrugë makinash por ku do të kryhen shumë aktivitete. Ai është i bazuar në theksimin e rruginave të këmbësorëve, theksimin me bordura zbukuruese të institucioneve, lulishte në qendër të sheshit etj.

Projekti me moton “Sun Dial” i studios së arkitekturës 3W Architecture Limited nga Britania e Madhe. Kjo studio që ndodhet në Londër ka projektuar një sërë sheshesh dhe objekte private e publike në Londër, Bristol, Venezia, Dublin etj. Studio drejtohet nga arkitektët Christian Coop dhe Thoma Papa. Ky projekt ambicioz parashikon ndërtimin e orës solare më të gjatë në botë që do të jetë një kullë çeliku në qendër me lartësi 70 metra si dhe shëtirore për këmbësorë, shëtitore arkeologjike, lulishte me palma dhe pjesë ujore(në formë minipishinash) në shesh.



 

www.visitdurres.com


Normat teknike te projektimit


Buxheti për vitin 2008

                ... më tepër


Bashkia Durres
Buletini Statistikor
2007

• Profili i Qytetit te Durresit
• Demografia
• Tregu i Punes
• Marredheniet me Publikun dhe Institucionet
• Organigrama
• Keshilli Bashkiak
• Burimet Njerezore
• Infrastruktura-Sherbimet Publike

             ... më tepër

 


Spitali Durrës



                                                 lexo e-mail                    visitdurres.com model i faqes       
    
     email bashkia: info@durres.gov.al
design: is_saliko@yahoo.it Tel: +355 69 2120953
© 2006 Design Dreams Studio , ©. Bashkia Durres