***  MIRĖSEVINI NĖ FAQEN ZYRTARE TĖ BASHKISĖ SĖ DURRĖSIT ***    
 
 
 
 
 
 
 


Kryetari i bashkisë
z. Vangjush DAKO
2007 - 2011


Qyteti i Durresit ka emblemen e tij, e cila eshte zberthyer ne flamur, ne vule e medialon. U be i mundur mbas shpalljes se konkursit per emblemen e qytetit, hapur nen kujdesin e Drejtorise se Muzeut.

                     ...lexo përmbajtjen


PLANI URBANISTIK I INTEGRIMIT PER QYTETIN E VJETER TE DURRESIT



Papavrami shkëlqen në koncertin e organizuar nga Bashkia në Amfiteatër

Violinisti Tedi Papavrami Ka shkëlqyer në koncertin solistik të organizuar për herë të parë në arenën e amfitetrit antik të Durrësit. Koncerti i Tedi Papavramit në Durrës erdhi në sajë të Bashkisë së Durrësit dhe kujdesit personal të kryebashkiakut Dako që e organizuan atë në kuadër të aktiviteteve të shumta që kjo Bashki po zhvillon për qytetarët e Durrësit dhe pushuesit në këtë sezon veror....                 ... më tepër



Kryebashkiaku Dako zgjidhet president i Forumit të qyteteve të Adriatikut dhe Jonit

Në sesionin e 10 të Forumit të qyteteve të Adriatikut dhe Jonit Bashkia e Durrësit është zgjedhur me votim unanim për të marrë presidencën e rradhës së forumit dhe vetë kryebashkiaku Dako është zgjedhur president i këtij forumi për mandatin dyvjeçar. Kryebashkiaku i Pescares, Luciano D’Alfonso iI dorëzoi mandatin e presidencës kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Gjatë votimit të kryer në seancë plenare, Durrësi është zgjedhur mes 12 kandidaturave të paraqitura edhe nga qytetet e Barit, Monfalcones, San Benedetto del Trontos dhe Riminit (Itali), Neum (Bosnje Hercegovinë), Rijeka, Split, Plloce dhe Zadar (Kroaci), Bar (Mali I Zi) dhe Coper (Slloveni). Bashkia e qytetit të Splitit u zgjodh në rolin e zëvëndëspresidentit të radhës. D’Alfonso tha se kalimi i kryesimit të Forumit nga njera anë e Adriatikut në tjetrën është tregues i përfshirjes dhe kontributit gjithnjë e më të madh të qyteteve që ndërmorrën Nismën e vitit 1999 në Ankona për krijimin e këtij organizmi me synime integruese. Nga ana e tij kryetari I bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me cilësinë presidentit të Forumit të qyteteve të Adriatikut dhe Jonit e vlerësoi këtë zgjedhje si një ditë historike për qytetin bregdetar. Ai tha se kjo është një përgjegjësi më shumë për bashkinë dhe qytetin që kërkon të fitojë rolin e merituar politik si urë mes Evropës perëndimore dhe Ballkanit.


Dako: Riprojektimi i Sheshit Qendror te qytetit nje rast që i jep force nje organizmi metropolitan


Në punimet e forumit është diskutuar gjerësisht edhe për konkursin ndërkombëtar për rivitalizimin e qendrës së qytetit të Durrësit që është sheshi “Iliria” me sipërfaqe 25 000 metër katror.Mbi 30 studio dhe firma urbanistike e projektimi kanë paraqitur projektet e tyre për konkursin.
Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako tha se rreth 450 studio kanë marrë të dhënat lidhur kriteret e konkursit të hapur ndërkombëtar, faza e parë e të cilit ka nisur dy muaj më parë. Tashmë juria ndërkombëtare ka përzgjedhur 30 prej projekteve të paraqitura nga studio dhe kompani të ndryshme në SHBA, Meksikë, Austri, Gjermani, Itali, etj. Brenda këtij viti do të përzgjidhen pesë studimet më të mira dhe projekti fitues do të shpallet më 28 janar të vitit 2009. Administrata e bashkisë ka parashikuar një vlerë të përafërt prej 5 milion euro, e cila do të investohet në sistemimin arkitektonik dhe hapësirave të blerta. Juria ndërkombëtare ka specialistë jo vetëm nga fusha e urbanistikës dhe arkitekturës, por edhe specialistë të mjedisit dhe të monumenteve arkeologjike. Ruajtja e trashëgimisë kulturore të lashtë duke i dhënë gjallëri qendrës së ardhshme të qytetit antik përbën një nga synimet kryesore të organizatorëve të këtij konkursi ndërkombëtar. Në fjalën e tij kryerbashkiaku Dako deklaroi se ideja per te mbledhur dhe per te zgjedhur projekt - propozimet me te mira per te nisur rigjallerimin e sheshit kryesor te qytetit konfirmon dhe i jep jete vemendjes kushtuar qytetit historik dhe zones qendrore te tij, aktivitet i nisur me hartimin dhe aprovimin e Planit Urbanistik te Integruar te Qytetit te Vjeter te Durresit, pas shume vitesh crregullimesh urbanistike dhe mungese administrative ne fushat e rekuperimit dhe te cilesise urbanistike. Kjo veprimtari perfshihet gjithashtu ne nje program rikualifikimi urban te qytetit te filluar nga Administratat Bashkiake te viteve te fundit, fale dhe bashkepunimit me shume Organizma Nderkombetare (Bashkimi Europian, Banka Boterore, Kooperacioni Italian per Zhvillim, Ministria e Puneve te Jashtme), si dhe fale aktivitetit mbeshtetes dhe kerkimor ne sektorin arkeologjik dhe urbanistik te ofruar nga disa Universitetet italiane (prej disa vitesh nga Universitetit Parmes, i Bolonjes dhe se fundmi Universiteti i Chietit dhe Pescares). Dako u shpreh se rivitalizimi i sheshit qëndror Iliria përbën një rast për të konsoliduar dhe për ti dhënë forcë një organizmi të tërë metropolitan:
“Riprojektimi i Sheshit Qendror te qytetit , Sheshi Iliria – zemra e perhershme e qytetit; perfaqesuese dhe simbol, vendi publik kresor i jetes kolektive, perben nje rast te jashtezakonshem per te konsoliduar nje proces te nisur dhe i destinuar per t’i dhene force dhe cilesi nje organizmi te tere urban dhe metropolitan. Po nepermjet kesaj veprimtarie qe qyteti i Durresit kerkon te komunikoje imazhin e ri te nje qyteti ne zhvillim, aktiv dhe novator dhe se bashku me keto e vemendeshme ndaj vlerave te se kaluares, ndaj historise e tij ndaj memories se tij, i orientuar drejt qendrueshmerise dhe cilesise se zhvillimit te tij. Eshte ne respekt te gjithe kesaj qe qyteti eshte rivene ne levizje, dhe synon qe te mbese aktiv dhe vital. Sepse sic thote nje moto qe kemi zgjerdhur se fundi per te karakterizuar aktivitetin tone : “Durresi nuk ndalet kurre“. Kjo veprimtari perben nje permbysje te tendences ne krahasim me menyrat dhe praktikat e transformimit urban te cilat ne vitet e para te kalimit ne ekonomine e tregut kane shnderruar imazhin komplesiv te qytetit tim, dhe ne vecanti te zones historike, duke sjelle ne nje zvogelim te hapesiave publike dhe te siperfaqeve te gjelberta te cilat vetem tani jane kthyer ne qender te interesit te veprimtarise se Administrates. Kjo ndodh me qellimin per te rivendosur nje lidhje te re me historikun urban te Durresit, duke rinisur punen per rigjallerimin dhe rekuperimin e trashegimise kulturore te qytetit tone. Kjo veprimtari eshte e bazuar gjithashtu ne vizionin e perbashket per te ardhmen e qytetit, qe nuk mohon mundesine e shprehjeve te reja te arkitektures dhe eksperimentimit te stileve te reja te zhvillimit, si ne kuadrin e zhvillimit te turizmit kulturor ashtu edhe ne optiken e permiresimit komplesiv te cilesise se jetes se banoreve te qytetit. Nepermjet instrumentit te Konkursit Nderkombetar, Admnistrata qe drejoj, synon gjithashtu:
-te terheqe dhe te forcoje vemendjen e botes se kultures nderkombetare ne nje qytet me histori te pasur;
-te ofroje nje terren te pershtateshem ballafaqimi midis eksperteve aktive ne qytet qe kane objektiv riaftesimin dhe i rikualifikimin urban (arkeologe, arkitekte, urbaniste, dizenjatore, peizazhiste, eksperte te levizjes urbane);
-te percaktoje nje rast takimi dhe eksperimentimi midis arkitekteve shqiptare dhe nderkombetare, mbi temen e siperfaqes publike, te politikave te levizjes alternative dhe te rekuperimit te imazhit historik dhe kulturor te qytetit,
-te favorizoje interesin e tregut ndertimor kombetar dhe nderkombetar drejt kualifkimit te qyteteve shqiptare dhe te qendrave te tyre historike;
-te mare pjese ne promovimin e nje rifleksioni kolektiv, qe te perfshije te gjithe aktoret urbane, banoret, administratoret, te interesuarit vendore, shoqatat e qytetareve, shoqerine civile; se bashke me ate intelektuale dhe artistike kombetar, mbi fatin e qyteteve historike dhe bregdetare shqiptare, ne fazen e re urbane, ekonomike dhe shoqerore, pas viteve te turbullta te tranzicionit drejt demokracise dhe ekonomise se tregut.”
Ky konkurs ka lindur nga propozimi fillestar i ekipit qe realizoi Planin e Ri Urbanistik per qytetin e vjeter te Durresit, aprovuar se fundmi nga autoritetet kompetente shqiptare me 26 tetor 2007, dhe eshte pranuar menjehere nga Bashkia e Durrësit, nga Institucione te shumta shqiptare dhe italaiane qe figurojne midis subjekteve mbeshtetese te kesaj nisme. Redaktimi dhe grumbullimi i dokumentave shkecore te tenderit ka qene frut i nje pune kolektive, ne te cilen kane dhene mbeshtetjen e tyre studiues te shumte italiane e shqiptare, te cilet vijne nga institute kerkimore kombetare dhe akademike.

www.visitdurres.com


Normat teknike te projektimit


Buxheti për vitin 2008

                ... më tepër


Bashkia Durres
Buletini Statistikor
2007

• Profili i Qytetit te Durresit
• Demografia
• Tregu i Punes
• Marredheniet me Publikun dhe Institucionet
• Organigrama
• Keshilli Bashkiak
• Burimet Njerezore
• Infrastruktura-Sherbimet Publike

             ... më tepër

 


Spitali Durrës



                                                 lexo e-mail                    visitdurres.com model i faqes       
    
     email bashkia: info@durres.gov.al
design: is_saliko@yahoo.it Tel: +355 69 2120953
© 2006 Design Dreams Studio , ©. Bashkia Durres