***  MIRĖSEVINI NĖ FAQEN ZYRTARE TĖ BASHKISĖ SĖ DURRĖSIT ***    
 
 
 
 
 
 
 


Kryetari i bashkisë
z. Vangjush DAKO
2007 - 2011


Qyteti i Durresit ka emblemen e tij, e cila eshte zberthyer ne flamur, ne vule e medialon. U be i mundur mbas shpalljes se konkursit per emblemen e qytetit, hapur nen kujdesin e Drejtorise se Muzeut.

                     ...lexo përmbajtjen


PLANI URBANISTIK I INTEGRIMIT PER QYTETIN E VJETER TE DURRESIT



Papavrami shkëlqen në koncertin e organizuar nga Bashkia në Amfiteatër

Violinisti Tedi Papavrami Ka shkëlqyer në koncertin solistik të organizuar për herë të parë në arenën e amfitetrit antik të Durrësit. Koncerti i Tedi Papavramit në Durrës erdhi në sajë të Bashkisë së Durrësit dhe kujdesit personal të kryebashkiakut Dako që e organizuan atë në kuadër të aktiviteteve të shumta që kjo Bashki po zhvillon për qytetarët e Durrësit dhe pushuesit në këtë sezon veror....         .. më tepër



Prezantohen për një diskutim publik 5 projektet e sheshit Iliria

Janë prezantuar në pallatin e kulturës A.Moisiu për një diskutim të gjerë publik 5 projektet që do të vazhdojnë garën për rivitalizimin e sheshit Iliria. Kjo është edhe Faza e dytë e konkursit ndërkombëtar për rivitalizimin e sheshit në qendër të qytetit. Prezantimi i 5 projekteve ka filluar në sallën e pallatit të kulturës ku merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, drejtues të tjerë vendorë, arkitektë, urbanistë, përfaqësues të komuniteteve fetare, arkeologë, biznesmenë dhe qytetarë të Durrësit. Ky prezantim publik i këtyre projekteve filloi me fjalën e kryetari të bashkisë Vangjush Dako i cili deklaroi se në moton Durrësi nuk ndalet më është ndërmarrë ky konkurs ndërkombëtar që do të ndryshojë faqen pjesës qëndrore ët qytetit:
“Sheshi Liria është zemra e perhershme e qytetit; perfaqesuese dhe simbol, vendi publik kryesor i jetes kolektive, perben nje rast te jashtezakonshem per te konsoliduar nje proces te nisur dhe i destinuar per t’i dhene force dhe cilesi nje organizmi te tere urban dhe metropolitan. Nje projekt per kete shesh perben nje rast me se te favorshem per ti shnderruar ne aksione konkrete temat qe lidhen me zgjidhje te reja arkitektonike ndaj vlerave urbane dhe historike te Qytetit. Me anë të këtij rivitalizimi kemi si qëllim krijimin e nje qendre te re atraktive per qytetin dhe transformimi i tij nga nje shesh kaotik kalimi ne nje Living-room shesh. Do te shtoja se te gjitha ketyre temave i shtohet dhe roli qe ka ky shesh ne Qytet,si nje hapesire funksionale dhe simbolike per nje shoqeri shume fetare , ku ballafaqohen gjurmet e se kaluares me zhvillimet e se tashmes, te nje shoqerie qe varion si ne stilin e jetes ashtu dhe ne sjelljet individuale e kolektive. Kjo veprimtari perfshihet gjithashtu ne nje program rikualifikimi urban te qytetit te filluar nga Administrata Bashkise ne bashkepunim me shume Organizma Nderkombetare si Bashkimi Europian, Banka Boterore, Kooperacioni Italian per Zhvillim, si dhe fale aktivitetit mbeshtetes dhe kerkimor ne sektorin arkeologjik dhe urbanistik te ofruar nga disa Universitetet italiane. Kjo veprimtari perben nje permbysje te tendences ne krahasim me menyrat dhe praktikat e transformimit urban te cilat ne vitet e para te kalimit ne ekonomine e tregut kane shnderruar imazhin komplesiv te qytetit dhe ne vecanti te zones historike, duke sjelle ne nje zvogelim te hapesiave publike dhe te siperfaqeve te gjelberta te cilat tani jane kthyer ne qender te interesit te veprimtarise se Administrates se Bashkise Kjo veprimtari eshte e bazuar gjithashtu ne vizionin e perbashket per te ardhmen e qytetit, qe nuk mohon mundesine e shprehjeve te reja te arkitektures dhe eksperimentimit te stileve te reja te zhvillimit, si ne kuadrin e zhvillimit te turizmit kulturor ashtu edhe ne optiken e permiresimit komplesiv te cilesise se jetes se banoreve te qytetit. Nepermjet ketij Konkursi duam te komunikojme imazhin e ri te nje qyteti ne zhvillim, aktiv dhe novator dhe se bashku me keto dhe vemendje ndaj vlerave te se kaluares, ndaj historise e tij ndaj memories se tij, i orientuar drejt qendrueshmerise dhe cilesise se zhvillimit te tij.”
Ndërkaq kryebashkiaku prezantoi edhe të tjera projekte ambicioze për të ardhmen si dhe bëri të ditur idenë pëer nëj tjetër konkurs ndërkombëtar:
“Për të ardhmen Bashkia e Durrësit do të ndërmarrë realizimin e disa projekteve në kuadër të nismës sonë ëpr një sezon të ri urban. Duke marre shkas nga realizimi me sukses i Konkursit Ndekombetar per Rivatilizimin e Sheshit Liria stafi i Bashkise Durres ka nisur punen per organizimin e nje konkursi tjeter Nderkombetar per ndertimin e nje Waterfronti ne pjesen perendimore te qytetit në lidhje me bregdetin që fillon nga porti detar deri në zonën e Currilave. Po kështu duke pasur parasysh veshtiresine qe po has zbatimi i Planit Rregullues te qytetit te vjeter te Durresit mendojme te lancojme nje Konkurs Nderkombetar Urbanistike per eksperimentimin ne nje territor pilot te aplikimit te normativave te rregullave te ketij Plani. Ndërsa ne kuader te Projektit Lamp ne marreveshje midis Bankes Boterore Bashkise Durres dhe Qeverise se Shqiperise brenda muajit Nentor fillon Plani Rregullues i qytetit qe do te realizohet nga Studio Italiane HYDEA i cili do te perfundoje Brenda 12 muajsh.”
Më pas të 5 studiot që vazhdojnë garën me projektet e tyre për sheshin Iliria prezantuan me detaje këto projekte duke vënë theksin se të gjitha këto projekte kanë respektuar trashëgiminë historiko kulturore të qytetit. Pas prezantimit pjesëmarrësit në sallë zhvilluan diskutime dhe pyetje të ndryshme për këto projekte. Ndërkaq pasditen e së hënës në sheshin Iliria u zhvillua Video Projektimi i hapur e i perkohshem, me qellim prezantimin e projekt-ideve per sheshin e ri Liria Durres për të gjithë qytetarët durrsakë. Në këtë kuadër është kryer edhe hapja e pikes informative te "Laboratorit Urban " per "Kantierin Liria" , Ueb Cam i perkohshem , vend informim, informacion i gjere dhe transparent per pjesemarresit ne Konference dhe gjitheperfshirja e qytetareve ne projektimin e fazes se dyte te konkursit. Faza e pare e Konkursit u zhvillua ne tre dite me date 9-11 tetor 2008. Ne konkursin ku u përzgjodhën 5 projektet moren pjese 36 studio me nje shtrirje te gjere gjeografike nga 4 Kontinentetet dhe konkretisht nga shtete si Anglia, Japonia, SHBA, Portugalia, Meksika, Italia etj. Faza e dytë që filloi me prezantimin e 5 projekteve do të vazhdojë deri në 29 janar 2009 dhe do të përfshijë veprimatari të gjerë si ngritja e nje komiteti Tekniko-Shkencor me 5 anetare me perfaqesues nga Bashkia Durres dhe nga Instucione te tjera si edhe perfaqesues nderkombetare. Detyrat funksionale e ketij komiteti do te kene te bejne me kriteret dhe procedurat e fazes finale ne koordinimin dhe organizimin e 4 workshopeve qe do te mbahen gjate kesaj periudhe. Në muajin Nentor do të ketë një takim me perfaqesuesit e IMK, I.Arkeologjik dhe perfaqesues te Institucioneve te tjera qe operojne ne kete fushe, Universitete OJF dhe organizma te tjere Nderkombetare ndërsa në Dhjetor do të zhvillohen takime me perfaqesues te qytetit si edhe shoqata lokale. Në janar të vitit 2009 do të ketë takime me subjekte ekonomike qe veprojne ne fushen e rikuperimit Urban dhe ndertimeve te reja. Gjithçka do të përfundojë më 29 janar ku juria do të shpallë edhe projektin fitues për rivitalizimin e sheshit Iliria që do të thotë përfitimi i një sheshi për qytetin.

5 projektet për sheshin Iliria

Këto 5 projekte që do të vazhdojnë garën në janar 2009 për shpalljen e projektit fitues për rivitalizimin e sheshit Iliria janë:


... më tepër

 

www.visitdurres.com


Normat teknike te projektimit


Buxheti për vitin 2008

                ... më tepër


Bashkia Durres
Buletini Statistikor
2007

• Profili i Qytetit te Durresit
• Demografia
• Tregu i Punes
• Marredheniet me Publikun dhe Institucionet
• Organigrama
• Keshilli Bashkiak
• Burimet Njerezore
• Infrastruktura-Sherbimet Publike

             ... më tepër

 


Spitali Durrës



                                                 lexo e-mail                    visitdurres.com model i faqes       
    
     email bashkia: info@durres.gov.al
design: is_saliko@yahoo.it Tel: +355 69 2120953
© 2006 Design Dreams Studio , ©. Bashkia Durres