Stampa

Projekti Reagim i koordinuar kunder dhunes ne familje
Bashkia Durrës në bashkëpunimi me UNDP në kuadër të projektit “Zhvillimi i një modeli të qëndrueshëm të sistemit të Reagimit të Koordinuar të Komunitetit kundër Dhunës në Familje në Durrës, shtrirja e këtij modeli në disa nga zonat sub-urbane dhe rurale përreth Durrësit, si dhe integrimi gjinor në planet e zhvillimit lokal” ofron këto shërbime falas për viktimat e Dhunës në Familje:
1.    Shërbimin Ligjor,
2.    Shërbimin Psikologjik,
3.    Linjën telefonike 24-orëshe 0800 98 88,
4.    Hedhjen  në sistemin online të Rasteve të Dhunës në Familje,
Në kuadër të këtij projekti u mundësua zgjerimi i Mekanizmit të Reagimit të Koordinuar në 4 zona të reja, në Komuna Rrashbull, Komuna Maminas dhe në Bashkinë Shijak dhe Bashkinë Sukth.

Projekti " Te gjithe se bashku kunder trafikimit te qenieve njerezore": Projekt i mbeshtetur nga Terre des Hommes. Eshte ne kuader te mbeshtetjes se vazhdushme nga Terre des homes per fuqizimin e rrjetit te mbrojtjes se femijeve ne Shqiperi i cili se fundmi ka drejtuar vemendjen ne ceshtjet e trafikimit te femijeve dhe financohet nga USAID ne periudhen kohore Gusht 2014- Dhjetor 2015. Ne kete kuader mbeshtetet dhe Qendra ne Nish-Tulla me aktivitete te ndryshme me femijet dhe punen e perditshme.

Projekti "Mbrojtja e femijeve ne situate rruge": mbeshtetur nga Terre des hommes dhe World Vision si dhe Agjensia Shteterore per Mbrojtjen e femijeve. Synon ndermarrjen e perpjekjeve te perbashketa Institucionale parandaluese dhe mbrojtese, si nje garanci per zhvillimin dhe mireqenien e femijeve ne situate rruge,te cilet jane nder grupet me vulnerable dhe qe jetojne ne kushte te papranushme fizike, sociale dhe psikologjike, duke u bere subject i formave te ndryshme te dhunes, abuzimit dhe shfrytezimit. Kohe shtrirja do te jete e vazhdushme per gjate gjithe vitit dhe ne vitet ne vazhdim duke perfshire cdo muaj si partnere organizatat lokale.

Projekti " Fuqizimi i familjeve per zonat periferike te qytetit si Port Romano, ish Kenete dhe Zona e Nish-Tulles": mbeshtetur nga WORLD Vision dhe partneret lokale (Shoqata Grave me probleme Sociale, Qendra per Zhvillim Komunitar Sot per te Ardhmen,Qendra ditore Shprese e Gjalle, WORLD Hope, Qendra Kristiane, Sherbimi Social Rajonal, Qendra Ditore Nehemia dhe vullnetare. Fuqizimi i familjeve ka per qellim forcimin dhe krijimin e nje familje te shendetshme,pasi familja eshte njesia baze e shoqerise. Familjet shqiptare sot po perballen me nje sere veshtiresish dhe problemesh. Nepermjet ketij projekti ne synojme qe nje Familje e shendetshme eshte nje njesi ku njerezit e duan njeri-tjetrin,ku komunikojne,ndertojne marrdhenie dhe kapercejne veshtiresi te ndryshme te hasura ne faza te ndryshme te jetes. Kjo duke trajtuar me familjet sebashku nje sere temash si prinderimi i mire, mirerritja dhe edukimi femijeve, buxheti familjar, mireushqyerja dhe higjena, jeta e perbashket me komunitetin ku jetojme etj. Koheshtrirja eshte nje vit.

Projekti " Promovimi i vullnetarizmit": mbeshtetur nga World Vision. Perqasja e projketit Vizitoret ne familje (vullnetaret) ,kjo krijon mundesi per kombinim me projekte dhe perqasje te tjera si ai i mbrojtjes se femijeve, shendetit dhe edukimit. Ky project adreson ceshtje te gjithanshme te cilat lidhen me mbrojtjen dhe perkujdesin per femijet me te cenushem dhe familjet e tyre. Marrdheniet qe vendosen nga vizitoret ne familje mund te luajne nje rol te rendesishem ne parandalimin e situatave te abuzimit, shfrytezimit dhe neglizhences se femijeve etj. Koheshtrirja eshte gjithe viti qe jemi dhe vitet ne vazhdim.