Projekti PoWER: Eventi Final “From ports to hubs, from hubs to network”, 26 – 27 Nëntor 2020

Në kuadër të përfundimit të Projektit “Ports as driving Wheels of Entrepreneurial Realm – PoWER”, më datë 26 – 27 Nëntor 2020, është zhvilluar online Eventi Final “From ports to hubs, from hubs to network”, nëpërmjet platformës digjitale Zoom.  Ky Event kishte si qëllim prezantimin e arritjeve të projektit dhe ngritjes së Rrjetit Qendrave të Inovacionit/Innovation Hubs Network, si dhe diskutimit – në formën e tryezave të rrumbullakëta midis ekspertëve kryesorë të Zonës Adriatiko-Joniane – për tema të tilla si evolucioni i porteve pas shpërthimit të Covid-19, pikave të forta dhe sfidave të rrugëve të tranzicionit të identifikuara nga projekti PoWER për evolucionin e porteve në Qendra të Inovacionit.

Dita e parë e Eventit final të Projektit PoWER ishte një takim me dyer të mbyllura, vetëm me pjesëmarrjen e partnerëve të projektit, takim ky që filloi me fjalën përshëndetëse nga Marco Padula, Koordinator i Projektit, Instituti për Teknologjitë e Ndërtimit – Këshilli Kombëtar i Kërkimit të Italisë, për të vazhduar më pas me një prezantim mbi projektin PoWER, objektivat, rezultatet dhe rezultatet e tij nga Francesca Picenni, Instituti për Teknologjitë e Ndërtimit – Këshilli Kombëtar i Kërkimeve të Italisë. 

Rezultatet specifike të planit pilot dhe rezultatet e pritshme u prezantuan nga përfaqësuesit e porteve pilote të projektit PoWER – Bari, Brčko, Durrësi, Igumenica, Ravenna dhe Rijeka, më konkretisht: Znj. Valentina Santoliquido, Instituti për Teknologjitë e Ndërtimit – Këshilli Kombëtar i Kërkimeve të Italisë; Znj. Aida Čeljo, CETEOR d.o.o. Sarajevë (Bosnjë dhe Hercegovinë); Z. Fotis Stergiopoulos, Qendra për Kërkime dhe Teknologji CERTH (Hellas); Znj. Saveria Teston, CNA Ravenna (Itali); Znj. Floreta Kërtusha, Bashkia Durrës (Shqipëri). Pas kësaj, Roberto Malvezzi, ITC-CNR (Itali), vazhdoi Eventin me drejtimin e workshop-it me synim caktimin e veprimeve të përbashkëta në të ardhmen në lidhje me Strategjinë-IHN dhe gjetjen e temave të tjera të mundshme që do të trajtohen përmes Metodologjisë PoWER.

Dita e dytë e Eventin, e cila ishte e hapur për publikun e gjerë, u hap nga Prof. Ing. Antonio Occhiuzzi, Drejtor i Institutit për Teknologjitë e Ndërtimit të Këshillit Kombëtar të Kërkimit të Italisë, ndjekur nga Znj. Adela Franja, Menaxhere Projekti e Programit ADRION, e cila foli në lidhje me perspektivat e ardhshme të Programit ADRION. Ndërsa, Projekti PoWER dhe objektivat e tij u prezantuan nga Z. Marco Padula, Koordinator i Projektit PoWER. 

 

Ndërkohë, Dr. Adrian Hackaj, Drejtor i Kërkimit në Institutin e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit (Shqipëri), moderoi tryezën e rrumbullakët të ekspertëve “Evolucioni i porteve pas shpërthimit të Covid-19: Çështje, sfida, mundësi të reja” me konkretisht me pjesëmarrjen e: Z. Pirro Vengu, Drejtor i Autoritetit Portual Durrës (Shqipëri), Z. Mirsad Čustović, Porti i Brčko (Bosnjë & Hercegovinë), Z. Tvrtko Tomljenović, Autoriteti Portual i Rijekës (Kroaci) dhe Z. Sabbatino Catani, Qendra e Studimit Confcommercio e Pescara (Itali).

 Dr. Fotis Stergiopoulos, Qendra për Kërkime dhe Teknologji (Hellas), moderoi tryezën e dytë të ekspertëve “Portet si qendra logjistike, dixhitale, të qëndrueshme dhe ekonomike: Pikat e forta dhe sfidat e katër rrugëve të tranzicionit PoWER për evolucionin e porteve ADRION” me konkretisht me pjesëmarrjen e: Prof. Osman Metalla, Universiteti i Durrësit (Shqipëri), Z. Eners Čovrk, Instituti IPSA Sarajevë (Bosnjë & Hercegovinë), Z. Tvrtko Tomljenović, Autoriteti Portual i Rijekës (Kroaci), Z. Andrea Bardi, Instituti i Transportit dhe Logjistikës (Itali), dhe Z. Francesco Magnanoli, Autoriteti Portual i Ravenës (Itali).

Projekti PoWER, i cili është zbatuar në kuadër të Programit Intereg VB Adriatiko-Jonian 2014-2020 dhe i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në shumën prej 1, 220, 944, 42 EUR, për të mbështetur evolucionin e zonave portuale në Qendra të Inovacionit dhe për të krijuar Rrjetin e Qendrave të Inovacionit, është zbatuar me sukses në bashkëpunimin me partnerët e projektit nga 6 vende si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia dhe Serbia.

Për informacion të mëtejshëm në lidhje me projektin, ju lutem vizitoni:

http://www.powerports.eu

https://www.facebook.com/PoWERAdrion/

https://www.linkedin.com/company/power-ports-as-driving-wheels-of-entrepreneurial-realm/ 

https://twitter.com/PoWERAdrion 

https://power.adrioninterreg.eu/ 

VIDEO PROMOVUESE​

Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Cooperation Development Institute/CDI dhe Autoritetin Portual Durrës, janë në fazën e zbatimit të projektit PoWER. Në këtë kuadër, nga CDI është iduar një video promovuese me qëllimin për të përhapur sa më shumë detyrat që rrjedhin nga Marrëveshja e Bashkëpunimit e nënshkruar më 30 janar 2020, midis Bashkisë Durrës, CDI, Autoritetit Portual Durrës, Hekurudhës Shqiptare sh.a dhe Universitetit “Aleksander Moisiu” Durrës.

Ju ftojmë të gjithëve që të ndiqni këtë video promovuese për të dëgjuar mesazhet kryesore nga përfaqësuesit e institucioneve nënshkruese, fokusuar në:

  • Adresimin e nevojave të #efiçensës së energjisë në Portin e Durrësit  si një model për t’u ndjekur edhe nga institucione apo ndërtesa te tjera publike e private;
  • Investimin në kapacitetet  kërkimore dhe zhvillimore përmes projekteve konkrete të bashkëpunimit.