Platforma multifunksionale e informacionit për turistët dhe qytetarët përmes web dhe infokiosk

Bashkia Durrës, është njëra prej bashkive e cila ka fluksin më të madh turistik si për shak të treshëgimisë së saj kulturore, të pozitës gjeografike, ashtu edhe të aktivitetit ekonomik. Gjate pikut te sezonit turistik numri i turistëve që vizitojnë qytetin  është mbi 500 000. Bashkia e Durrësit është bashkia që ka numrin më të madh të turistëve si nga jashtë por edhe brenda vendit. Kjo është e lidhur me vetë plazhin e gjirit të durrësit dhe ofertës turistike për pushime, por Durrësi nga ana tjetër është edhe një nga qytetet me histori më të vjetër në vend dhe Europë në të cilin gjenden vende atraksioni turistik duke filluar që nga amfiteatri romak e deri tek muzeu arkeologjik. Durrësi është njëkohësisht edhe porti më i madh i vendit dhe si i tillë ka kontakt me të gjithë ata njerëz që kalojnë në këtë qytet. 

Ky projekt synon ndërhyrjen në infrastrukturën turistike, me qëllim përmirësimin e jetës turistike në qytet. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është ofrimi i informacionit për turistët dhe qytetarët e Bashkisë Durrës duke përmirësuar infrastrukturën turistike përmes implementimit të një portali unik për turizmin si dhe instalimin dhe funksionimin e 5 Infokioskave. Ky projekt synon krijimin e nje baze te dhenash ( Repository) ku te jete I disponueshem informacion per nevoja te ndryshme ne varesi te audiencave qe do ta perdorin dhe ne varesi te interesave te perfituesveve. Ky informacion për të populluar bazën e të dhënave aktualisht ndodhet I fragmentuar dhe I segmentuar në njësi të ndryshme bashkiake.Grumbullimi, përpunimi, transferimi i këtyre të dhënave në nja data bazëe do të ndihmojë në krijimin e një identiteti unik viziv dhe konceptual për Durrësin.  Baza e të dhënave si dhe përditësimi i këtyre të fundit, do të ofrohet nga Drejtoritë e përmbajtjes pjesë e  institucionit të Bashkisë, të cilët kanë ekspertizën e nevojshme për sigurimin dhe elaborimin e të dhënave apo informacionit turistik. 

Informacioni i plotë dhe i përditesuar do të jetë i disponueshëm dhe interaktiv ne webportalin e bashkisë por edhe në 5  info- kioskat që do të instalohen në pesë pika më të aksesueshme të qytetit nga vizitorët vendas dhe të huaj. Konkretisht do të pozicionohen :  1. Sheshi Liria ; 2. Sheshi “ Sfinksi” Shetitorja taulantia, : 3. Muzeu Arkeologjik : 4. Pallati i Kultures  dhe 5. Terminali i trageteve. 

Grupet kryesore të interesit që do të përfitojnë nga ky Projekt janë qytetarët e Bashkisë, vizitorët vendas dhe të huaj, bizneset që operojnë në territorin e Bashkisë.