durres film festival

Developed in conjunction with Ext-Joom.com

Detyrat

Në zbatim të Ligjit 8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 44, Kryetari i Bashkisë, nëpërmjet urdhërave dhe vendimeve, organizon dhe drejton punën e administratës për kryerjen e funksioneve të Bashkisë.

Kompetencat dhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë :

a) ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit Bashkiak.

b) zbaton aktet e këshillit Bashkiak;
c) merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak, në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë;

ç) raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet nga këshilli;

d) raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë;

dh) është anëtar i këshillit të qarkut;

e) emëron dhe shkarkon N/kryetarët e bashkisë, Drejtorin e kabinetit;

ë) emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi.
f) emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë jodrejtues të strukturave dhe njësive në varësi të komunës ose bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil";

g) ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik;

gj) merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive;
h) kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cenojnë interesa të bashkësisë.

Foto Galeri






Kemi 16 vizitore dhe s'ka antarë në linjë