durres film festival

Developed in conjunction with Ext-Joom.com

Kryebashkiaku Vangjush Dako merr pjesë në aktivitetet e javës kulturore zviceriane

Është celur në pallatin e kulturës në Durrës java kulturore zviceriane në kuadër të së cilës është zhvilluar një sesion shkencor ku merrte pjesë ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ivana Enzler. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë dhe ka përshëndetur kryetari i Bashkisë së Durësit Vangjush Dako i cili u shpreh se ky bashkëpunim me Zvicrën do të shtohet ehde më tej sidomos përsa i përket shkëmbimeve kulturore: “Ne po zhvillojme se bashku sot nje veprimtari per qytetin e Durresit, dhe kjo eshte nje kenaqesi per te cilen une dua te falenderoj para se gjithash Sëiss Contact dhe personalisht Shkelqesine e Saj, per vemendjen dhe dashamiresine e perhershme ndaj nesh, qe shprehet dhe me kete prani sot mes nesh. Ambasada e Konfederates Helvetike prej vitesh eshte bere nje faktor me ndikim te rendesishem per promovimin e vlerave kulturore te vendit dhe perkimet nderkulturore midis dy popujve. Per mua ka nje rendesi jo vetem kulturore, por dhe per te rritur ndikimin ne mireqeverisje, preferimi i iniciativave ne fushe te librit, bibliotekave, kultures shpirterore, trashegimise natyrore e turistike. Personalisht jam i inkurajuar prej faktit qe Durresi sot ka partnere te respektuar bashkepunues per te bere te ditur vlerat e veta dhe per te deshmuar se si ka funksionuar nder shekuj si nje ure nderkulturore mes tokes e detit, Ballkaneve e Adriatikut, Juglindjes dhe Europes. Ju uroj te kaloni gezuar dhe te vijojme se bashku me veprimtari te tjera.” Në këtë sesion shkencor janë mbajtur edhe një sërë kumtesash të rëndësishme si "Veshtrim ne letersine zvicerane, paralelet me letërsinë shqiptare" nga F.Dervishi, "Frich, gjigandi i letersise zvicerane ne Shqip." E.Bido, "Roli i teatrit ne shoqerine zvicerane" T.Dhima, "Nje veshtrim ne demokracine direkte zvicerane" A. Jaupaj, drejtor i Bibliotekes se Beratit, "Aktiviteti i kooperacionit zviceran ne Shqiperi" Daniel Zist, drejtor i kooperacionit, “Trajnimi profesional ne Shqiperi" Matthias Jager, drejtor i Swiss Contact etj.

Foto Galeri






Kemi 17 vizitore dhe s'ka antarë në linjë