durres film festival

Developed in conjunction with Ext-Joom.com

Muze

Muzeu Kulturës Popullore
Hapur në vitin 1982 në ambientet e Shtepisë karakteristike durrsake, e gjysmës së dytë te shek.XIX. Janë ekspozuar objekte origjinale të mjeshtrisë artizanale të banorëve të Durrësit e të rrethinave të tij. Përmban koleksion të pasur të veshjeve popullore të trevës etnografike të kësaj zone të Shqiperisë së mesme, si dhe punime artizanale në material lesh, mëndafsh, pambuk, bri, bakër e gur.
Adresa: L.Nr.1, RR. “Koloneli Tomson”, Tel.052 23150. Orari 08-13; 17-19,Pushim e Hene
Shtëpia Muze “Aleksandër Moisiu”
Eshtë inaguruar në shtator 1982. Këtu ka kaluar fëmijërinë e tij aktori me origjinë shqiptare A.Moisiu, në vitet 1884-1889, ku ka kryer dhe vitet e shkollës fillore. Në dy dhoma shpalosen në stenda biografia e tij familjare e artistike bazuar në dokumenta autentike; kurse në dhomën e dytë paraqiten vepra arti të krijuesve vendas për figurën e aktorit të madh.
Adresa: L.Nr.1, Rr. “Koloneli Tomson”, tel.05223150. Orari: 08-13; 17-19, Pushim e hene.

Salla e Relikeve të Luftës
Eshtë inaguruar fillimisht në vitin 1969. Ka ardhur duke u pasuruar. Ndodhet në katin e dytë mbi Kompleksin Funerar te Deshmoreve te ish Qarkut te Durresit, dëshmorë të Luftës së Dytë Botërore (1939-1944), krahas tyre jane varrosur dhe eshtrat e dëshmorëve të Lëvizjes Patriotike të fillimit të shek.XX.
Në Sallën e relikeve janë ekspozuar armët trofe të Luftës së Dytë Botërore, objekte personale të dëshmoreve.
Adresa:L.Nr.11, Rr.”Sander Goga”, Orari Cdo dite 08-16, Pushim: te Shtunen e te Djelen

Muzeu Arkeologjik
Muzeu i vjetër është inaguruar në mars 1951. I riu më 13 prill 2002. Muze i përmasave kombëtare. Ka te realizuar pavionin e prehistorisë dhe të antikitetit, e të asaj postbizantine, ku janë ekspozuar rreth 2000 objekte arkeologjike të dala nga nëntoka muze e qytetit Eshtë në proçes ngritja e pavionit të mesjetës.
Adresa: L.Nr.1, Rr. “TAulantia”, Tel.052 2253. Orari 08-13 dhe 17-19, Pushim te Henen.

Foto Galeri






Kemi 15 vizitore dhe s'ka antarë në linjë