***  MIRĖSEVINI NĖ FAQEN ZYRTARE TĖ BASHKISĖ SĖ DURRĖSIT ***    
 
 
 
 
 
 
 


Kryetari i bashkisë
z. Vangjush DAKO
2007 - 2011


Qyteti i Durresit ka emblemen e tij, e cila eshte zberthyer ne flamur, ne vule e medialon. U be i mundur mbas shpalljes se konkursit per emblemen e qytetit, hapur nen kujdesin e Drejtorise se Muzeut.

                     ...lexo përmbajtjen


PLANI URBANISTIK I INTEGRIMIT PER QYTETIN E VJETER TE DURRESIT



Papavrami shkëlqen në koncertin e organizuar nga Bashkia në Amfiteatër

Violinisti Tedi Papavrami Ka shkëlqyer në koncertin solistik të organizuar për herë të parë në arenën e amfitetrit antik të Durrësit. Koncerti i Tedi Papavramit në Durrës erdhi në sajë të Bashkisë së Durrësit dhe kujdesit personal të kryebashkiakut Dako që e organizuan atë në kuadër të aktiviteteve të shumta që kjo Bashki po zhvillon për qytetarët e Durrësit dhe pushuesit në këtë sezon veror....                 ... më tepër



 

Prezantohet Festivali ndërkombëtar i filmit në Durrës, i pari i këtij lloji në Shqipëri

 

“Festivali Ndërkombëtar Veror i Durresit do të jetë një aktivitet gjigand kulturor që do ti shërbejë jo vetëm qytetit të Durrëst për promovimin e vlerave të tij por edhe të gjithë vendit pasi është hera e parë që zhvillohet një festival I tillë” këstu ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Durësit, njëkohësisht edhe presidenti i këtij festivali, Vangjush Dako i cili bëri prezantimin zyrtar të këtij evenimenti të artit shqipar. Sipas Dakos ky festival synon të promovojë vlerat

 

 

 

 

 

 

e filmit artistik shqiptar si dhe të qytetit mikrpitës të tij, Durrësit. Organizatorët e kësaj veprimtarie që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë janë Bashkia e Durrësit, Qendra kombëtare e kinematografisë, drejtuesit e kompanisë “ATRID Film Production-Teatri i ri” dhe sponsori kryesor “Eurosig”.
Kryebashkiaku Vangjush Dako shpalosi idetë e bashkëpunimit shumëpalësh, I cili do të realizohet konkretisht në periudhën 23-31 gusht. Ai shtoi se bashkia e qytetit ka vënë në dispozicion të festivalit një financim prej 5 milion lek të rinj, si dhe mjediset e rinovuara të teatrit “Aleksandër Moisiu” si dhe amfiteatrin ku do të konkurojnë për cmimin “Gladiatori I Artë” 16 filmat e përzgjedhur që prej disa javësh.
Drejtori i QKK Xhevdet Ferri tha se Festivali është një mënyrë e re për të promovuar filmin shqiptar. Në vendin tonë, theksoi Ferri,organizohet vetëm një festival ndërkombëtar i filmit të shkurtër dhe dokumentar, çka e bënte të nevojshme institucionalizimin e një veprimtarie të re me përmasa ndërkombëtare, që do të sjellë vlera dhe do të përcojë filmin dhe realitetin shqiptar përmes pjesmarrësve të tij. Pas 12 edicioneve të Festivalit kombëtar të filmit, edicioni I fundit I të cilit u zhvillua pas një mungese 6-vjecare si dhe paraqitjeve thuajse personale të autorëve në festivalet e ndryshme ndërkombëtare, sipas drejtorit Ferri ka ardhur koha për të gjetur alternativa të reja që mbështesin promovimin e filmit shqiptar si dhe të vendit tonë në planin ndërkombëtar. Ferri shtoi se debati për mënyrat e organizimit të veprimtarive të filmit do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të këtij Festivalit ndërkombëtar, I cili vjen si bashkëpunim I frytshëm disamujor me bashkinë e qytetit të Durrësit.
Organizatorja Anila Varfi tha se Festivali Internacional Veror i Durresit vjen menjëherë pas përfundimit të Festivalit të Sarajevës, ndërsa pas tij fillon veprimtaria madhore e filmit ndërkombëtar në Venecia. Me sloganin “Arti, mbiemrin i qytetit tim” ne synojmë të përcjellim te pjesmarrësit vlerat e qytetit 3-mijëvjecar-tha Varfi, sipas së cilës edhe statuja e fituesit “Gladiatori I Artë”, vepër e skulptorit Sadik Spahija do të jetë një nga simbolet e qytetit. Pikërisht në amfiteatrin e Durrësit do të organizohet shfaqja e filmave jashtë konkurimit-tha më pas Varfi, sipas të cilës mjediset e monumentit antik së bashku me sallën e pallatit “Aleksandër Moisiu” do të jenë dy arenat e kësaj veprimtarie madhore. Festivalit I ka mbërritur një letër përshëndetëse e regjisorit të madh shqptaro-amerikan Sten Dragoti, ku thuhej se: “Shqipëria dhe Ballkani do të njihen më në fund nga bashkësia e artistëve të kinemasë botërore si një burim i madh krijimtarie”. RegjisoriDragoti shkruante nga Nju Jorku pasi për shkak të një sëmundjeje të papritur nuk do të mund të marrë pjesë në këtë Festival ku parashikohej të kryesonte edhe jurinë ndërkombëtare që do të vendosë për ndarjen e çmimeve. Shumë shpejt organizatorët e këtij festivali do të bëjnë të njohur edhe erat e jurisë që do të jenë personalitete të shquar të artit nga vendi dhe të huaj.

 

 

 

 

www.visitdurres.com


Normat teknike te projektimit


Buxheti për vitin 2008

                ... më tepër


Bashkia Durres
Buletini Statistikor
2006

• Profili i Qytetit te Durresit
• Demografia
• Tregu i Punes
• Marredheniet me Publikun dhe Institucionet
• Organigrama
• Keshilli Bashkiak
• Burimet Njerezore
• Infrastruktura-Sherbimet Publike

             ... më tepër

 


Spitali Durrës



                                                 lexo e-mail                    visitdurres.com model i faqes       
    
     email bashkia: info@durres.gov.al
design: is_saliko@yahoo.it Tel: +355 69 2120953
© 2006 Design Dreams Studio , ©. Bashkia Durres