Qyteti
i Durresit ka emblemen e tij, e cila eshte zberthyer ne
flamur, ne vule e medialon. U be i mundur mbas shpalljes
se konkursit per emblemen e qytetit, hapur nen kujdesin
e Drejtorise se Muzeut.
DURRES- Rruga nga Ura e Dajlanit
deri në Plepa ka marë emrin "Pavarësia"
dhe pllakati me këtë emër është
zbuluar gjatë vizitës së kryeministrit
të Kosovës Hashim Thaçi në qytetin
e Durrësit. ....
Papavrami shkëlqen
në koncertin e organizuar nga Bashkia në Amfiteatër
Violinisti
Tedi Papavrami ka shkëlqyer në koncertin solistik
të organizuar për herë të parë
në arenën e amfitetrit antik të Durrësit.
Koncerti i Tedi Papavramit në Durrës erdhi në
sajë të Bashkisë së Durrësit dhe
kujdesit personal të kryebashkiakut Dako që e
organizuan atë në kuadër të aktiviteteve
të shumta që kjo Bashki po zhvillon për qytetarët
e Durrësit dhe pushuesit në këtë sezon
veror.
Artisti shqiptar 37-vjecar, që jeton dhe punon në
Francë rizgjoi me tingujt magjikë të violinës
së tij monumentin më të madh të antikitetit
në vendin tonë. Pranë tij në piano shoqëroi
me saktësi profesionale të admirueshme artistja
Deborah Lee.
Programi i përzgjedhur me kujdes dhe përcjellja
shumë e ngrohtë e publikut, një pjesë
e të cilit kishte mbërritur edhe nga Tirana i
dhanë mbrëmjes përmasa artistike krejt të
vecanta.
Ky koncert mjaft tërheqës u ndoq nga shumë
personalitete të njohur si Kryetari i Bashkisë
së Durrësit Vangjush Dako, zyrtarë të
tjerë të lartë të qeverisë dhe
pushtetit vendor si dhe emra të njohur të jetës
artistike shqiptare si Inva Mula, Timo Flloko, Suzana Turku,
Zhani Ciko, Vera Grabocka, etj.
Papavrami nuk i fshehu emocionet kur u tregoi dëgjuesve
historinë e Sonatës së Krojcerit” (Kreutzer),
e cila zuri vendin kryesor të mbrëjes koncertale.
Tingujt e violinës sollën historinë e trishtuar
të kësaj vepre madhore, të cilën fillimisht
kompozitori gjenial L. V. Bet’hoven e shkroi për
mikun e tij, violinistin polak me origjinë indiane
Brixhtauer.
Në pjesën e dytë të programit Tedi Papavrami
interpretoi disa vepra të kompozitorëve francezë.
“Poema për violinë dhe piano” e autorit
Sosho (Chausson) solli influencat vagneriane në muzikën
franceze të shekullit të 19-të, ndërsa
interpretimi ekspresiv i Paparamit përcolli rafinimet
harmonike të pakrahasueshme të veprës violinistike
të Soshosë, i cili vdiq aksidentalisht që
në moshën 40-vjecare.
Dy veprat e Moris Ravelit “Sonatë për violinë
dhe piano” si dhe “Cigane” krijuan gërshetimin
e melodisë tradicionale me teknikat e xhazit, që
autori Ravel, bashkëkohës dhe shok klase me George
Gershëin ka shkruar me aq mjeshtëri.
Tedi Papavrami mbërtheu dëgjuesit me klasin e
tij, duke fituar pas cdo pjese duartrokitjet e merituara
që e mbyllën koncertin me pjesën “Habanera”
të Sarazates, interpretuar biis jashtë programit
të parashikuar.
Skena e ngritur mbi arënen ende të pazbuluar dhe
shkallaret e afiteatrit në sfondin gjysëm të
ndricuar e bënë mjaft intime platenë prej
300 vendesh, të mbushur plot e përplot me asrtdashës
të pasionuar.
• Profili i Qytetit te Durresit
• Demografia
• Tregu i Punes
• Marredheniet me Publikun dhe Institucionet
• Organigrama
• Keshilli Bashkiak
• Burimet Njerezore
• Infrastruktura-Sherbimet Publike