Printo

Me qëllim prezantimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Durrës, Bashkia Durrës ka marrë masat për organizimin e Dëgjesës Publike me grupet e interesit, dhe me organizma pjesë të shoqërisë civile për të bërë të mundur njohjen dhe informimin e këtij plani të përgjithshëm vendor.

Dëgjesa publike do të zhvillohet ditën e Mërkurë, më datë 03.03.2021, në orën 10:00, në Sallën e Këshillit Bashkiak (Kati i II-të), pranë Bashkisë Durrës.