PER SELEKSIONIMIN E 1 (NJE) STRUKTURE PRITESE PILOTE PER TU SHOQERUAR NE PROCESIN E REGJISTRIMIT TE EMAS OSE CERTIFIKATEN E ECOLABEL
Bashkia Durres partneritet me Zyren e Sherbimeve Turistike, ne kuader te Projektit  IPA Adriatik  2007 - 2013 '' TUR.GRATE 2” –  “Veprime te Integruara për të promovuar Turizmin e Qendrueshem:
Organizon konkursin per pajisjen me certifikaten EMAS/ECOLABEL per strukturat akomoduese

Objektit  akomodues I cili do te permbushe te gjitha kriteret sipas standarteve te kerkuara nga BE, do ti jepet certifikata Emas ose Ecolabel.
Kjo perzgjedhje do te realizohet në kuadër të projektit, IPA Adriatik  2007 - 2013,
TUR GRATE 2 i cili synon të promovojë sherbimet ne fushen e hotelerise  duke u bazuar ne kriteret dhe standartet Europiane te percaktuara per EMAS dhe ECOLABEL me qellim shfrytezimin sa me te mire te burimeve natyrore dhe kulturore ne menyre qe te perforcoje aftesite konkurruese te zhvillimit ne treg.
Struktura  Akomoduese qe do te përzgjidhet në bazë të deklaratave të dorëzuara me     shkrim dhe kushteve teknike të kerkuara, te cilat jane si me poshte vijon:
a- Te jete Inovative ne shfrytezimin e burimeve alternative te energjisë, te ruaje mjedisin duke përdorur energjinë e rinovueshme
b- Te jete Inovative ne shfrytezimin e burimeve ujore dhe ne perpunimin e mbeturinave
c-  Sigurimi i masave për ushqim organik (BIO) dhe plehrat ushqimore te ndara
d-  Masat e marra ndaj ndotjes se ajrit  

Informacione të tjera mund të gjenden në faqen e internetit të
www.durres.gov.al
www.turgrate2.eu

Kontakt:
Për kohëzgjatjen e konkursit të gjitha informacionet e nevojshme  
mund të shkruani ne adresen e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. N.Kryetar i Bashkise Durres
dhe projekt manaxher : Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
ose telefononi ne nr. +355 52 224800

Afati perfundimtar i pjesmarrjes eshte 27/03/2012.

Rezultatet e konkursit do të shpallen jo më vonë se 10 ditë pas afatit të fundit për dorëzimin e ofertave.

PDF Shkarkoni dokumentin e kritereve qe duhen plotesuar