Bashkia Durrës në vazhdim të proçesit të rindërtimit, do të zhvillojë dëgjesa publike për objektet arsimore që do të rindërtohen dhe që do të rikonstruktohen (sipas tabelës bashkëlidhur), pjesë e programit EU4Schools, financim i Bashkimit Evropian. Gjatë dëgjesës do të paraqiten projektet përfundimtare të zgjedhura nga dëgjesat publike të zhvilluara në objektet arsimore përkatëse.

Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë ditën e premte, datë 29 tetor 2021, ora 09.00, në ambientet e Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Link: Dëgjesa publike për objektet arsimore të programit EU4Schools"