Në bazë të Ligjit nr.115, datë 01.09.014, ‘’Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë’’ Bashkisë Durrës i janë shtuar, si territore të saj, disa njësi administrative të reja.  

Në bazë të Ligjit nr.107, datë 01.09.014, ‘’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’’ dhe V.K.M. nr. 671, datë 29.7.2015, ‘’ Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit’’, në kuadër të ndarjes së re administrativo-territoriale, Bashkia Durrës i është bashkuar nismës së hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor për gjithë-përfshirjen e territorit në administrim të saj.

Ky plan është në fazën e hartimit nga studio projektuese (Joint Venture) Dogma, Latitude Platform, Milan Ingegneria, dhe Studio B&L, e cila ka firmosur kontratën me Qeverinë Shqiptare dhe Bashkinë Durrës, pasi është shpallur fituese e konkursit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Durrësit, Vorës dhe Shijakut, konkurs i zhvilluar nga Qeveria Shqiptare në fund të vitit 2015.

Të hënë, datë 30/05/2015, ora 09:00, në sallën në katin e 2-të të Pallatit të Kulturës ‘’Aleksandër Moisiu’’, studio e projektimit të Planit të ri të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Durrës, do të bëjë prezantimin e fazës së 2-të: ‘’Strategjia Territoriale’’.

Në këtë takim janë të ftuar të gjithë projektuesit, studentët, firmat e ndërtimit, shoqatat, institucionet, O.J.F. dhe grupet e interesit që operojnë në territorin e Bashkisë Durrës, të interesuar në mundësitë e zhvillimit të qytetit në vitet e ardhshme.  Janë të mirëpritur mendimet , diskutimet dhe sugjerimet e pjesmarrësve.