Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e shoqatave kombëtare dhe lokale të arumunuvë. Kreu i arumunëve të Shqipërisë Valentin Mustaka, kryetari i arumunëve të Durrësit Petraq Jorgoni dhe përfaqësues të tjerë të arumunëve kanë ururar kryebashkiaken për detyrën dhe shprehën dëshirën për të thelluar bashkëpunimin me Bashkinë e Durrësit në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të arumunëve. Po kështu kreu kombëtar i arumunëve Mustaka i ka dhuruar kryebashkiakes Sako disa libra studimorë në lidhje me arumunët që ndodhen në Shqipëri dhe kontributin e tyre për vendin tonë por edhe për Durrësin. Nga ana e saj kryebashkiakja Sako garantoi mbështetjen e institucionit të Bashkisë për këtë shtresë duke deklaruar se arumunët e Durrësit kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre për qytetin ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë. Gjithashtu unë mirëpres shqetësimet dhe nevojat tuaja -deklaroi Sako- dhe atë çfarë duhet bërë më mirë ashtu siç mirëpres shqetësimet nga të gjithë qytetarët e Durrësit.