Printo

1. Çfarë është platforma e rindërtimit “Shtëpia Ime”?

Është sistemi elektronik i të dhënave për aplikimet e përfituesve nga programet e rindërtimit.

2. Kush përfiton nga platforma?

Përfitojnë grante rindërtimi ose rikonstruksioni, sipas projekteve model, familjet e dëmtuara nga fatkeqësia natyrore, shtëpitë e banimit individuale të të cilëve janë klasifikuar si objekt i dëmtuar ose i pabanueshëm. Rregulla për projektet model, masa e përfitimit, kushtet, kriteret, procedurat dhe autoritetet përgjegjëse për vlerësimin e kërkesave dhe shpërndarjen e grantit parashikohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Çfarë përfitohet nga platforma?

Janë 3 programe që përfshihen në programin e rindërtimit.

  1. Programi i strehimit (DS4, DS5)
  2. Granti për rindërtimin  (DS4, DS5)
  3. Granti për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara ( DS1, DS2, DS3 )

Familjet, që kanë humbur banesat si pasojë e shembjeve të ndërtesave (pallateve), përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i rindërtimit të godinave në të njëjtin truall ose programi i fondit të banesave. Familjet në qytet, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes, përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i granteve të rindërtimit ose programi i fondit të banesave.

Familjet në fshat, që kanë humbur shtëpitë individuale jashtë ose brenda zonës së urbanizuar të territorit rural, si pasojë e shembjes, përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i granteve të rindërtimit. Familjet që kanë dëmtime në banesa ose shtëpi individuale nga fatkeqësia natyrore, të cilat nuk kanë nevojë të rindërtohen nga e para, trajtohen me grante rikonstruksioni

4. Ku kryhet aplikimi?

Aplikimi kryhet në sportelet e ngritura nga Bashkia Durrës pranë çdo 11 njësie administrative në zonat urbane dhe rurale si edhe në sportelet e hapura në pikat:

5. Kur kryhet aplikimi?

Çdo ditë, nga e Hëna në të Diel pranë sporteleve nga ora 08.00 – 18.00

6. Çfarë dokumentash duhen për aplikimin?

Kartë identiteti ose pasaportë

Çdo dokument që provon pronësinë.

7. Si mund të aplikojnë ata që nuk ndodhen në Shqipëri ose ata që e kanë të pamundur të paraqiten në sportele?  

Për qytetarët që nuk ndodhen në Shqipëri ose për ata që janë të pamundur të paraqiten në sportele, aplikimi mund të bëhet nga një përfaqësues ligjor ose familjar për të cilin kanë lëshuar një prokurë përfaqësimi për të kryer veprime për llogari të tyre.

8. Deri kur mund të aplikohet?

Aplikimi bëhet deri më 28 Shkurt 2020!