Kryetari i Bashkisë së Durrësit Zhuljen Varfaj ka pritur në një takim ambasadoren franceze në Shqipëri Christina Vasak. Ambasadorja Vasak dhuroi për bashkinë e Durrësit 1 mijë maska mbrojtëse të prodhuara nga firma “Marlotex”. Kjo ndihmë e çmuar do të shërbejë për të mbrojtur punonjësit e bashkisë, vullnetarët dhe të gjitha ekipet tona në terren që po punojnë cdo ditë për zbatimin rigoroz të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 si edhe për të qenë pranë familjeve më në nevojë në këtë periudhë. Kryebashkiaku Varfaj vlerësoi solidaritetin në këto ditë të vështira të cilat kalojnë më lehtë kur jemi të gjithë bashkë.