“Të dashur qytetarë të Durrësit.

Ky vit që lëmë pas ishte një vit mjaft i vështirë për qytetarët dhe qytetin tonë për shkak të pasojave të tërmetit dhe pandemisë. Por gjithashtu 2020 ishte një vit sfidash tepër të vështira që i përballuam të gjithë bashkë dhe duke qenë solidarë me njëri tjetrin. Ne treguam dhe do të vazhdojmë ta tregojmë edhe në 2021 se po ringrihemi më të fortë se më parë, se pavarësisht vështirësive ne çohemi sërish në këmbë për të ecur përpara. Vitin që lamë pas zhvilluam një proces intensiv rindërtimi dhe 2021 do të jetë një vit ku rindërtimi do të vijojë me ritme edhe më të larta dhe shumë qytetarë do të futen në shtëpitë e tyre për t’ju rikthyer jetës normale.

Po kështu uroj që ky vit i ri të sjellë edhe fundin e një pandemie që shkaktoi shumë fatkeqësi. Pas një viti ku kaluam plot sfida, vështirësi e fatkeqësi presim një vit më të mirë, ku të gjithë bashkë do të punojmë në shërbim të të gjithë qytetarëve, për të bërë më të mirën për Durrësin, që ti rikthejmë qytetit tonë shkëlqimin e një qyteti turistik evropian.

Ju uroj përzemërisht Gëzuar Vitin e Ri 2021, sa më shumë shëndet e lumturi në çdo familje të Durrësit dhe të të gjithë shqiptarëve kudo ku ata janë.”