Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja e jashtëzakonshme e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratua një vendim i rëndësishëm: Për rialokimin e fondeve të përfituara në formën e transfertës së pakushtëzuar nga fondi i rindërtimit i buxhetit të shtetit me vlerë 1,241,641,916 lekë të pashpenzuara në vitin 2020, që do të trashëgohen në vitin 2021.