Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka pritur në një takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shqipëri, Jaroslav Ludva. Kryebashkiakja Sako e njohu fillimisht ambasadorin çek me resurset e jashtëzakonshme që ka Durrësi veçanërisht për turizmin. Po kështu kryebashkiakja Sako diksutoi me ambasadorin e Çekisë lidhur me ecurinë e procesit të rindërtimit që vijon me ritme të larta pavarësisht vështirësive që ka patur gjatë rrugës si pasojë e pandemisë. Në këtë takim u vu theksi gjithashtu rreth forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si atë ekonomike, tregtare apo kulturore me projekte konkrete. Një temë e veçantë e bashkëbisedimit ishte ajo e bashkëpunimit midis universitetit të Durrësit dhe atij të Pragës për shkëmbime eksperiencash akademike por edhe për bursa që do tu ofrohen studentëve shqiptarë.