Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje ku mori pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës. Ja vendimet e miratuara:

  • për miratimin e mandatit të anëtarit të këshillit bashkiak z. Valter Abaz Hoxha.
  • për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Shtator 2022.
  • për miratimin e përdorimit të fondit prej prej 4,289,544 lekë, të alokuara nga buxheti i shtetit për rritjen e pagave për funksionin e arsimit parashkollor.
  • për miratimin e detajimit dhe përdorimit të fondit prej 104.155.472 lekë pa tvsh të mbetur pa përdorur nga fondet e akorduara me vendimin e këshillit të ministrave nr.181, datë 30.03.2022 “për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e riforcimit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në bashkitë Tiranë, Durrës, Shijak, Lezhë dhe Krujë”.
  • për miratimin e disa ndryshimeve në aneksin 1, bashkalidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 22, datë 25.02.2021 “për miratimin e listës të subjekteve përfituese, që do të përfitojnë nga programi i proҫesit të rindërtimit për pallatin nr.1062, rruga “26 Nëntori” dhe pallatin nr.14, rruga “Petraq Boshnjaku”, njësia administrative nr.2, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
  • për miratimin e kërkesës për t’u drejtuar Këshillit të Ministrave për një ndryshim të vkm-së nr. 431, datë 15.05.2013 “për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose përdorim të komunës Katundi i Ri, të qarkut të Durrësit” dhe miratimin e përditësimit pjesor të pronës me emërtimin fushë sporti, me vendodhje Katund i Ri, ZK 2117.
  • për disa ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr. 54, datë 31.05.2022, “për miratimin e kërkesës për t’u drejtuar këshillit të ministrave për një ndryshim të vkm-së nr. 295, datë 2.5.2012 “për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Ishëm, të qarkut të Durrësit”, dhe miratimin e përditësimit pjesor të pasurisë me emërtimin kopshti Bizë, që mban nr. 12 të listës së transferimit”.
  • për miratimin e një shtese në aneksin nr. 1, bashkalidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 32 datë 26.03.2021, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive, l.17, rruga "Lura", pallatet nr.1&3, dhe rruga "Ahmet Dakli", pallatet nr.15&23, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.