Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen  e  rradhës. Në këtë mbledhje ku mori pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës si dhe u njohën këshilltarët me raportin për sezonin turistik të këtij viti. Ja vendimet e miratuara:

  • Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllokndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Tetor 2022.
  • Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të aparatit të bashkisë së Durrësit.
  • Për miratimin e nivelit të pagave për punonjësit e institucioneve në varësi të bashkisë Durrës.
  • Për disa ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr. 158 , datë 23.12.2021, “për miratimin e buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2022 dhe projektbuxhetit afatmesëm të bashkisë Durrës për vitet 2022-2024, të ndryshuar.
  • Për miratimin e përdormit të fondit prej 6 000 000 (gjashtë milion) lekë për familjet, që përfitojnë nga bonusi i strehimit në bazë të vkb-së nr. 158, datë 23.12.2021 “për miratimin e buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2022, si dhe projektbuxhetin afat mesëm 2022- 2024.
  • Për miratimin e përdorimit të fondit prej 2 165 523 (dy milion e njëqind e gjashtëdhjetë e pesëmijë e pesëqind e njëzet e tre) lekë për bashkëfinancimin e projektit eusair 4 youth.
  • Për miratimin e ndryshimeve në aneksin 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 32, datë 26.03.2021 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive, l.17, rruga "Lura", pallatet nr.1&3, dhe rruga "Ahmet Dakli", pallatet nr.15&23, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019” i ndryshuar.
  • Për miratimin e përdorimit të fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për emergjencat civile që i është alokuar bashkisë Durrës për vitin 2022.
  • Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.5, rruga "David Selenica", pallati nr.18, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
  • Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 6, Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
  • Për dhënien e autorizimit kryetarit të bashkisë për studimin dhe paraqitjen e modelit të zhvillimit të sektorit bujqësor në tokat pronësi shtetërore ose në bashkëpunim me fermerët private.
  • Për miratimin e ndryshimit të vkb-së nr.15, datë 22.02.2021, “për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së dhjetë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, i ndryshuar.
  • Për miratimin e ndryshimit të vkb-së nr.55, datë 26.06.2020, “për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së parë me 6257 subjekte përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e shtëpive individuale ose të banesave në ndërtesa (pallate), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punim rikonstruksioni ose riparime, si pasojë e dëmtimeve nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, i ndryshuar.
  • Për miratimin e ndryshimit të vkb-së nr.64 , datë 07.07.2020, “për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së dytë të subjekteve përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e shtëpive individuale ose të banesave në ndërtesa (pallate), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punim rikonstruksioni ose riparime, si pasojë e dëmtimeve nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, i ndryshuar.
  • Për miratimin e dhënies së autorizimit për nënshkrimin e aktmarrëveshjes së financimit ndërmjet sponsorizuesit subjektit “Dule” shpk dhe përfituesit bashkia Durrës, për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Shkafane (Kuraten), njësia administrative Ishëm, bashkia Durrës.
  • Për miratimin e përdorimit të fondit të rindërtimit të përfituar në zbatim të vendimit të këshillit të ministrave nr. 597, datë 14.9.2022 ‟për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, dhe shkëmbimin e pronës, në funksion të proçesit të rindërtimit në zonën e planifikuar për rindërtim, sipas planit të detyruar vendor për zonën e dëmtuar pikësore për 5 banesa kolektive, në bashkinë Durrës”.
  • Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit.
  • Për miratimin e draft marrëveshjes së bashkë-investimit ndërmjet fondit shqiptar të zhvillimit dhe bashkisë Durrës me objekt: "për projektimin ndërtimin dhe menaxhimin e parkimit multifunksional pranë stacionit të trenit, Durrës”.