Është çelur në plazhin e Durrësit sezoni turistik për vitin 2009. Në këtë ceremoni merrte pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili ka çelur zyrtarisht sezonin turistik për këtë si dhe zyrtarë të tjerë të pushtetit vendor. Me këtë rast Bashkia e Durrësit kishte organizuar një sërë aktivitetesh në rërë dhe në set si dhe një program artistik. Sezonin turistik e deklaroi të hapur kryebashkiaku Dako i cili në fjalën e tij deklaroi se turizmi është një prioritet I Bashkisë që ka akorduar këtë vit dy herë më shumë fonde se vitin e kaluar për këtë sektor: “Turizmi mbetet prioriteti i bashkisë sonë dhe promotori i zhvillimit ekonomik ndaj meriton vëmendjen e të gjitha palëve për të punuar sa më shumë në përmirësimin e infrastrukturës së këti sektori kaq të rëndësishëm jo vetëm për Durrësin por për të gjithë Shqipërinë. Ne si bashki jemi angazhuar që të kemi një sezon turistik të suksesshëm sa më pranë kërkesave të turistëve të shumtë që pritet të vizitojnë qytetin tonë këtë verë. Punën tonë si bashki e lehtëson bashkëpunimi i ngushtë me partnerët tanë që janë operatorët turistikë të inisiativës private dhe të gjithë sektorët e tjerë që i shërbejnë turizmit. Këtë sezon ne prezantojmë një infrastrukturë të përmirësuar ndjeshëm si dhe një axhendë të pasur me aktivitete të shumëllojshme kulturore dhe artistike të niveleve kombëtare e ndërkombëtare. Ne ofrojmë vlerat kulturore e historike që i bashkohen vlerave më të mira të mikpritjes të qytetarisë durrsake. Ky realitet që ofron qyteti ynë është bërë prezent në perëndim nëpërmjet agjencive të ndryshme turistike që e kanë futur Durrësin në programet e tyre si dhe në itineraret e kroçerave. Këtë vit Bashkia ka akorduar në buxhetin e saj dy herë më shumë fonde për turizmin se vitin e kaluar në mënyrë që ky sektor të ketë një hov cilësor në zhvillimin e tij. Gjatë këtij sezoni, pushuesve vendas dhe atyre të huaj nuk u ofrojmë vetëm detin. Durrësi këtë vit do të shpalosë kulturën dhe vlerat historike të një prej qyteteve më antike të Ballkanit. Durresi eshte zona me e rendesishme e vendit per turizmin masiv dhe ate elitar. Pervec turizmit te banjove diellore Durresi ofron, turizmin kulturor per shkak te trashegimise historike dhe kulturore qe ka ky qytet. Krahas objekteve te shumta arkeologjike, qyteti i Durresit ofron dhe shume objekte te tjera historike dhe kulturore me rendesi per t’u vizituar. Ne teresi qyteti i Durresit perben nje ansambel shume te rendesishem historik dhe kulturor te Shqiperise. Tani turizmi ne kete qytet nuk eshte nje perspektive, por nje realitet qe preket cdo dite. Rritja e turizmit do të jetë e drejtuar dhe e mbështetur nga një marketing i ndërgjegjshëm, nga një plan krijues i produkteve, nga një infrastrukturë e përshtatëshme, nga burime njerëzore të cilësisë së lartë dhe nga një “klimë biznesi” e turizmit me rregulla të qarta loje dhe me struktura të përshtatëshme për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të saj.” Më pas qindra të rinj e të reja të pranishëm në këtë çelje të sezonit kanë ndjekur programin e larmishëm artistik si dhe aktivitetetet e shumta të organizuara nga Bashkia në rërë dhe në det me këtë rast.