Bashkia Durres në partneritet me Banken Boterore dhe SOROS, gjate viteve 2004-2005, beri të mundur hartimin e Planit Strategjik për Zhvillimin Ekonomik Vendor (ZHEV) të Bashkise Durres (2005-2015), duke zbatuar programin DELTA (Drejtimi i Ekonomise Lokale nepermjet Teknikave dhe Aleancave), i lehtesuar nga FLAG (Fondacioni për Autonomine Vendore dhe Qeverisje). Në kuadër të Programit DELTA-2, Bashkia Durres organizoi në sallen e Keshillit Bashkiak, një  takim pune me Komitetin e Zhvillimit Ekonomik Vendor, mbi vleresimin e zbatimit dhe rishikimit të Planit Strategjik të ZHEV.

Në kete takim moren pjese Kryetari i Bashkise z. Vangjush Dako dhe pjesetare te stafit te Bashkise si dhe perfaqesues intelektuale te qytetit te Durresit te cilet perfaqesojne grupet e interesit në 5 nenkomitete:

   1. Për zhvillimin e Biznesit e Ekonomise dhe Burimeve Njerezore
   2. Për zhvillimin e Territorit dhe Mjedisit Natyror
   3. Për zhvillimin e infrastruktures dhe Sherbimit Publik
   4. Per zhvillimn dhe sherbimet shoqeroer, Fuqia Punetore
   5. Qeverisja Vendore, Institucionet dhe Trashegimia Kulturore

 

Ecuria e zbatimit dhe Vleresimit të Planit Strategjik të ZHEV, u referua nga perfaqesuesit e FLAG, z. Wini Willson dhe z. Artan Rroji, të cilet bene një analize te hollesishme të vleresimit të Planit Strategjik të ZhEV të qytetit të Durresit për periudhen 2005-2009. Kryebashkiaku Dako nga ana e tij u shpreh se Bashkia e Durresit vazhdon te ndermarre projekte te rendesishme ne dobi te permiresimit te jeteses se qytetareve dhe zhvillimit te qytetit te Durresit.