Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka shkuar në shkollën speciale të fëmijëve me probleme të lehta mendore(PLM) për tu shpërndarë këtyre fëmijëve dhuratat eKrishtlindjeve dhe vitit të ri. Në këtë qendër trajtohen 110 fëmijë dhe kjo qendër punon për integrimin e tyre në jetën shoqërore. Qendra që prej 34 vjetësh me një personel prej 25 personash trajton fëmijë të moshës nga 6 deri në 18 vjec të cilët kanë probleme të lehta mendore dhe ekziston mundësia që ata të integrohen në jetë. Kryebashkiaku Dako i shoqëruar me zyrtarë të tjerë të Bashkisë që merren me problmete sociale u ka shpërndarë këtyre fëmijëve dhurata të shumta që përmbanin lojëra të ndryshme me rastin e festave të fundvitit. Dako deklaroi se kishte zgjedhur këtë qendër për tu shprehur këtyre fëmijëve ngrohtësinë njerëzore dhe për ti komunikuar atyre fëmijëve mesazhin se këtë fëmijë do të kenë gjithmonë një përkujdesje të vecantë nga ana e Bashkisë në mënyrë që ata të integrohen plotësisht në jetën shoqërore të qytetit. Në të vërtetë Bashkia e Durrësit ka një sërë programesh sociale që i zbaton në ndihmë të shtresave në nevojë dhe një kujdes i vecantë u kushtohet pikërisht këtyre fëmijëve me probleme duke i patur ata në qendër të vëmendjes. Dako është shprehur se kujdesi ndaj këtyre fëmijëve ka qenë dhe është i vazhdueshëm duke i inkuadruar ata në programe të posacme sociale për ti krijuar sa më shumë ngrohtësi e përkujdesje. Po kështu Kryebashkiaku Vangjush Dako ka deklaruar se tashmë Bashkia i ka përfunduar procedurat dhe do ti japë kësaj shkolle një mjet transporti të tipit furgon i cili do të kryejë transportin e fëmijëve çdo ditë nga shtëopia në shkollë dhe anasjelltas. Ky furgon krejt i ri që është blerë me fondet e Bashkisë së Durrësit do të jetë një ndihmë shumë e madhe për këtë shkollë. Kjo vizitë e kryebashkiakut Dako është përshëndetur nga fëmijët e kësaj qendre me anë të një programi artistik të përgatitur nga vetë ata. Në fund kryebashkiaku Dako i ka shpërndarë personalisht pakot e festave këtyre fëmijëve që kanë ndjerë edhe këtë vit një vëmendje të vecantë nga ana e Bashkisë së Durrësit.