Drejtoria e Shërbimit Social në Bashkinë e Durrësit ka zhvilluar një aktivitet të vecantë ku përvec një pasqyre të punës së saj gjatë vitit ka falenderuar edhe aktorët që bashkepunojne me Bashkinë në fushën sociale dhe në ndihmë të njerëzve në nevojë. Në këtë aktivitet merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, drejtues të tjerë të pushtetit lokal e të arsimit si dhe përfaqësues të aktorëve që kanë bashkëpunuar me Bashkinë e Durrësit në fushat sociale. Bashkia e Durrësit ka një program të kujdesit social qëllimi i të cilit është sigurimi i mbulimit të plotë të nevojave ekonomike dhe sociale të familjeve dhe individëve të qytetit të Durresit, duke i ri-integruar përfituesit në ambientin shoqëror, duke i harmonizuar programet e mbrojtjes dhe të zhvillimit social dhe duke i transformuar në një instrument aktiv të zhvillimit shoqëror. Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako deklaroi se angazhimi i perbashket i Bashkisë së Durrësit dhe aktorëve të tjerë që operojnë në fushat sociale ka sherbyer per te adresuar me mire nevojat e grupeve vulnerabel dhe te nevojave te tyre: “Deshiroj t’ju shpreh mirenjohjen dhe t’ju falenderoj per pranine tuaj ne kete takim per mbylljen e aktiviteteve te Drejtorise se Sherbimit Social. Gjithashtu deshiroj tju falenderoj per bashkepunimin tuaj personal por dhe te institucioneve tuaja me Bashkine Durres, per implementimin e projekteve sociale, ne qytetin e Durresit, dhe ne menyre te vecante per perfshirjen tuaj personale dhe pjesemarrjen ne takime, trajnime dhe tryeza te rrumbullaketa, megjithe angazhimet e juaja institucionale . Viti 2010 ka qene nje vit i ngjeshur me takime te tilla per qellime sociale , por mendoj se keto takime dhe angazhimi yne i perbashket kane sherbyer per te adresuar me mire nevojat e grupeve vulnerabel dhe te nevojave te tyre . Pikerisht si shenje nderimi per kete angazhim kemi menduar qe sot te shperndajme disa certifikata falenderimi per ato aktore qe kane spikatur ne bashkepunime te suksesshme . Duke ju ftuar ne bashkepunime te metejshme edhe ne vitin qe vjen , ju uroj suksese ne punen tuaj , dhe ju uroj gezuar Festat e Fundvitit . “ Kryebashkiaku Vangjush Dako ka shpërndarë më pas çertifikata falenderimi për të gjithë ata aktorë që kanë bashkëupunura me Bashkinë e Durrësit për zbutur sa më shumë problemet sociale në qytet dhe për ti ardhur në ndihmë shtresave në nevojë. Çerifikata falenderimi u dhanë për Misionin humanitar Nënë Tereza, Qendrën komunitare Sot për të ardhmen, fondacionit Nehemia, Kryqi i Kuq Durrës, CSDC, Qendrën ditore Dielli i mëngjesit, fondacionin Terre des Hommes, shoqatës së grave me probleme sociale, UNDP. Bashkia Durres nëpërmjet qendrave administrative dhe në bashkëpunimin me organizata që ofrojnë shërbime sociale për kategoritë në nevojë, ka bere të mundur ofrimin e shërbimeve të mëposhtme: Ofrimin e shërbimeve ne qendren ditore komunitare për të moshuar të vetmuar dhe në nevojë (QDM), femijet me aftësi të kufizuar (PLM), femije te rruges (shtepi familje), ofrimin e shërbimeve për kategoritë në nevojë nëpërmjet referimit të rasteve në organizata dhe qendra që ofrojnë shërbime për: fëmijë të rrugës, fëmijë jetimë, gra të dhunuara, të divorcuara, të moshuar, të rinj në risk. Për vitin 2010 puna e Bashkisë së Durrësit nëpërmjet Drejtorise se Sherbimit Social eshte fokusuar ne drejtimet e meposhtme: Vazhdimi i funksionimit te Qendrës Ditore për të Moshuarit, e cila do të vijoje te ofrojë edhe gjatë 2010, shërbime të integruara për këtë grup social, duke përmbushur nevojat sociale të këtij grupi, implementimi i strategjise per femijet te hartuar nga Bashkia Durres ne bashkepunim me UNICEF, shërbim në familje për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, kombinimi i shërbimit social me atë shëndetësor sipas standarteve për personat me aftësi të kufizuar. Përmirësimi i skemës së ndihmës ekonomike duke përshpejtuar ritmet dhe duke shtrirë skemat alternative nëpërmjet nxitjes së punës në komunitet, kombinimit të ndihmës ekonomike me ofrimin e shërbimeve sociale. Ngritja në një nivel me të lartë e kapaciteteve për ofruesit dhe referuesit të shërbimeve duke siguruar standarte bashkëkohore në cilësinë e shërbimit në çerdhe, ndërgjegjësimi i komunitetit për mbrojtjen e të drejtave të kategorive në nevojë, për rendësinë e përkujdesit shëndetësor etj.

Ngritja e sherbimit per grate e dhunuara

Fondi Social ne vlere 5.000.000 Leke . Ai do të trajtojë mesatarisht 150 familje sipas kritereve te vendosura ne Keshill Bashkiak. Implementimi i projektit te perbashket me PNUD “Zbatimi i platormes strategjike per nje pergjigje te koordinuar te komunitetit kunder dhunes ne familje”. Projekti per realizimin e sherbimit te mamografise se gjirit pa pagese per grate ne nevoje ne bashkepunim me Spitalin Amerikan . Per vitin 2010 ne Zyren per Mbrojtjen e Femijeve dhe Grave nuk ka asnje rast trafikimi te referuar dhe te asistuar nga KRAT. Te gjitha aktivitet jane organizuar per grupet e konsideruara ne rrezik trafikimi. Një rritje shqetësuese është vërejtur në trafikimin e brendshëm të grave dhe fëmijëve, kryesisht për prostitucion dhe shfrytëzim të krahut të punës, veçanërisht në zonat e reja joformale të qendrave urbane. Shtrirja e plotë e problemit mbetet ende për t’u vlerësuar, dhe mekanizmat për identifikimin, referimin dhe raportimin e rasteve të tilla po fillojnë të ngrihen. Bashkësitë rome dhe egjiptian-ballkanase mbeten grupet më në rrezik trafikimi, ashtu si edhe zonat e reja joformale, bashkësitë e tjera të izoluara, gratë dhe fëmijët në zonat e varfra dhe rurale të vendit dhe personat pa një rrjetë sigurie familjare. Këto grupe dhe persona të prekshëm janë një pre e lehtë për trafikantët dhe për ata që kanë qëllim shfrytëzimin e të tjerëve.

Zyra per Barazine Gjinore

Ndjekja e Projektit për Dhunën në Familje në bazë të marrëveshjes të Lidhur mes Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)dhe Bashkisë së Durrësit mbi zbatimin e programit të OKB-së që mbështet zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore kundër Dhunës në Familje. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është krijimi i anëtarësisë dhe zbatimit të plotë të Reagimit të Koordinuar të Komunitetit në territorin e Bashkisë së Durrësit. Në terma konkretë, rezultati ka qene që struktura bashkiake kundër DHF-së të ngrejë një rrjet përfaqësuesish të grupeve të interesit për të zgjeruar rrjetet e shërbimeve për viktimat, duke u bazuar në nisma që kanë rezultuar të suksesshme në të kaluarën.

Platforma Strategjike per Koordinimin e Komunitetit

Kjo Platforme realizoi ngritjen e nje grupi pune : Reagim I kordinuar I komunitetit kunder dhunes ne familje ( CCR )

Anetaresia e CCR eshte perbere nga :

Punonjes bashkiak &nenpunesi I barazise gjinore

Policia

OJF lokale

Prokuroria, gjykata

Punonjesi per mbrojtjen e femijeve( CPU)

Specialiste arsimor

Specialiste shendetsor

Zyra e punesimit

Te mbijetuar te dhunes ne familje

Aktivitetet e zhvilluara dhe materiale studimore

1. Krijimi i hartës së shërbimeve ekzistuese për DHF- në Durrës

Hartëzimi i shërbimeve ekzistuese për dhunën në familje në Durres ishte aktiviteti i parë me të cilin filloi zbatimi i këtij projekti. Qëllimi kryesor ishte të mblidhej një informacion sa më i saktë dhe i detajuar mbi të gjitha institucionet, organizatat apo partnerët e tjerë që vepronin në Durres dhe që kishin objektiv kryesor, ofrimin e shërbimeve për parandalimin, referimin apo trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

2. Jane zhvilluar takime ne nivel politikash dhe vendimarresish cdo 3 muaj per te pare ecurine e projektit si dhe takime mujore me personat e kontaktit ne terren ( me psikologen e qendres avokaten e qendres Komunitare sot per te Ardhmen te cilen bashkia e ka nenkontraktuar per ofrimin e sherbimeve te ketij projekti , me punonjes te policies , gjykates).

3. Jane menaxhuar dhe I eshte ofruar sherbimi psikosocial dhe ligjor , ndihme emergjente ne ushqime dhe veshje dhe jane referuar per strehimin apo sherbime te tjera rreth 30 rasteve per te cilat jane dosjet perkatese .

4. Eshte ngritur nje sistem I mbajtjes ne menyre elektronike te ye dhenave te rasteve te dhunes ne familje I menaxhuar nga Bashkite pilot te ketij projekti , I cili mban te dhena per referimin e rasteve nga rrjeti I ngritur I sistemit te koordinuar kunder dhunes ne familje.

Gjithashtu nepermjet ketij sitemi mund te gjenerohen raporte te ndryshme me te dhena per rastet . Nje projekt tjeter I rendesishem qe po administrohet nga Sherbimi Social I Bashkise Durres eshte “Forcimi I të rinjve nëpërmjet zhvillimit të komunitetit “ , financuar nga Qeveria Japoneze dhe Banka Botërore . Komponenti kryesor I këtij projekti synon formimin profesional dhe aftësimin e të rinjve për tregun e punës. Nga studimet e realizuara ne kuader te ketij projekti papunësia e të rinjve në qytet vjen si pasojë e mungesës apo aftësive të pakta profesionale , nivelit të ulët të edukimit, dhe mungesës së ekperiencës së mëparshme profesionale . Një ndër komponentet e tjerë të projektit është edhe zhvillimi I komuniteteve të identifikuara si komunitete me probleme sociale, për të rritur aksesin e të rinjve në aktivitete social-kulturore si edhe aplikimi I granteve per te mbeshtetur hapjen e bizneseve te vogla nga grupe te te rinjsh.