Projektit të Bashkisë së Durrësit “Epoka e re Urbane”, i bashkangjitet edhe një tjetër gur i çmuar siç është rikonstruksioni i “Sheshit Demokracia”. Finalizimi i këtij rikonstruksioni është inaguruar sot në qytetin bregdetar.

 

Në këtë inagurim kanë qenë të pranishëm kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, kryetari i PS Edi Rama, si dhe qindra banorë të qytetit bregdetarë. Pasi kanë zhvilluar një ecje në këmbë përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, duke takuar dhe duke u përshëndetur me shumë qytetarë durrsakë, kryebashkiaku Dako dhe zoti Rama janë ndalur në “Sheshin Demokracia” për të inaguruar përfundimet e projektit ambicioz për transformimin e këtij shehi në një shesh modern në përputhje me vizionin e Bashkisë për modernizimin e Durrësit. Kryebashkiaku Dako, në fjalën e tij ka nënv izuar se projektit të Bashkisë “Epoka e re Urbane” i shtohet edhe një vlerë tjetër e çmuar siç është “Sheshi Demokracia”, krahas përfundimit të projekteve të tjera si: shëtitorja Taulantia, hyrja e Durrësit etj. Sipasa Dakos, edhe ky shesh që inagurohet sot është pjesë e vizionit që ka udhëhequr Bashkinë në këto katër vite për t’u kthyer banorëve të Durrësit sheshet dhe hapësirat publike. “Këto katër vite nuk kanë qenë të lehta. Janë përpjekur të na bllokojnë investimet në qytet. Na është dashur të përballemi me bllokime dhe bojkotime të investimeve për qytetin dhe investimeve për ju”, ka nënvizuar Dako. Por, sipas tij, banorët e qytetit janë dëshmitarë të ndryshimeve rrënjësore në Durrës, pasi Bashkia dhe forca politike që ai përfaqëson marrëveshjen për modernizimin e Durrësit që ka firmosur me qytetarët, do ta vazhdojë edhe gjatë viteve në vijim, sepse, sipas tij, “ne kemi projekte dhe ide të qarta, në mënyrë që Durrësi të bëhet më I bukur, më mikpritës dhe një shtëpi e të gjithë durrsakëve. “Ndërsa ata na bllokojnë, ne punojmë, ndërsa ata na bojkotojnë, ne projektojmë, ndërsa ata flasin ne do të vazhdojmë të punojmë. Ajo që kemi filluar së bashku katër vjetë më parë nuk mund të ndalet më. Me ne dhe së bashku, është e vetmja rrugë për Durrësin, për durrsakët, për fëmijët tanë, për të ardhmen dhe për Shqipërinë”, ka nënvizuar Dako. Ndërsa kryetari i PS, Edi Rama, pasi ka evidentuar faktin se pushteti lokal i drejtuar nga PS është përpjekur të bllokohet nga qeveria e PD, ka nënvizuar se dhe në këto kushte mjaft të vështira, qeveritarët lokalë socialist kanë arritur t’i zhvillojnë qytetet e tyre duki bërë ato më të bukura, më të zhvilluara. Sipas Ramës, kryebashkiaku Dako është alternativa dhe rruga e vetme për Durrësin për ta bërë këtë qytet një qendër të turizmit shqiptarë, për të vijuar ndryshimet e mëdha dhe të prekshme për të gjithë banorët. Rama me këtë rast ka komentuar edhe rivalin e Dakos në këto zgjedhje kandidatin e PD, Ferdinand Xhaferraj. Sipas Ramës, Xhaferraj nuk është gjë tjetër vetëm se shëmbëlltyra e Saliut në Durrës. Kryesocialisti ka ironizuar ndaj kandidatit Xhaferraj, duke u shprehur se ai është si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur “ që do të sjellë eshtrat e Ismail Qemalit nga Italia. Sipas tij, durrsakët nuk mund të votojnë për një kandidat të tillë aspak serioz dhe shëmbëlltyr e dështimit të një qeverie ku ai ka qenë ministër.