Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfarth. Në fillim të bisedës kryebashkiaku Dako e ka njohur kreun e OSBE-së me me punën dhe investimet e Bashkisë në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës në qytet por edhe në të gjitha fushat e tjera. Një pikë e rëndësishme në këtë takim ka qenë edhe turizmi dhe problematikat e tij në Durrës për të cilin është diskutuar gjatë duke qenë se jemi në prag të sezonit turistik. Po kështu kryebashkiaku Dako ka diskutuar me kreun e OSBE-së edhe në lidhje me problematikat e këshillit bashkiak që kanë sjellë mos miratimin e këshillit artistik dhe për pasojë mungesën e zhvillimit të projekteve kulturore. Po kështu në këtë takim që është cilësuar si tepër i frytshëm nga ana e kryebashkikaut Dako është diskutuar edhe për zhvillimin ekonomik në përgjithësi duke u ndalur në veçanti në zhvillimin e Durrësit si dhe punën që bën Bashkia e qytetit në drejtim të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Nga ana e tij Wollfarth u shpreh se ai vjen me kënaqësi në një qytet të rëndësishëm turistik si Durrësi që vazhdon të zhvillohet. Ai deklaroi se nisur nga kjo pikëpamje dëshiron ti shohë vetë gjërat në terren, problematikat por edhe zhvillimin e qytetit. Kreu i OSBE-së deklaroi se u njoh nga kryebashkiaku Dako me problematikat e ndryshme që kanë të bëjnë edhe me kufizimet që shkaktohen nga problemet e buxhetit dhe gjithashtu deklaroi se u njoh edhe me punën që ka bërë kryebashkiaku Dako dhe administrata që ai drejton në drejtim të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve të Durrësit.