Është prezantuar në Durrës ngritja e komisionit këshillimor qytetar vendor KKQV i cili është projekt i USAID-it në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit që synon thellimin e procesit të decentralizimit të pushtetit vendor. Në këtë aktivitet merrnin pjesë nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Adrian Çela, drejtori i USAID/PLGP Peter Clavelle, përfaqësues të institucioneve qëndrore e vendore, përfaqësues të shoqërisë civile etj. Në këtë aktivitet është diskutuar mbi KKQV si organ këshillimor me përfaqësim të gjerë të shoqërisë civile. Po kështu në këtë prezantim është diskutuar për objektivat, funksionet dhe rolet e anëtarëve të KKQV-së, është vlerësuar situata aktuale në të cilën ndodhet angazhimi efektiv qytetar si dhe janë hartuar strategjitë për forcimin e ndërveprimit mes organizatave të shoqërisë civile, njësisë së qeverisjes vendore dhe qytetarëve. Në takim e ka marrë fjalën nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Adrian Çela i cili deklaroi se Bashkia e Durrësit e mirëpret këtë nisëm të USAID mbi projektin e Planifikimit të Qeverisjes Vendore me qëllim realizimin me sukses të procesit të vështirë të decentralizimit: “Ne kuader te decentralizimit dhe perfshirjes te shoqerise civile ne vendimmarrje Bashkia Durres ka miratuar ne dhjetor te 2010 nismen me qellim perfshirjen e shoqerise civile ne buxhetimin me pjesemarrje. Duke falenderuar bashkepunimin me Qendren e zhvillimit te shoqerise civile ne Durres CSDC, nga Bashkia Durres u ra dakort qe komisionet keshillimore te jene aktive ne vendimet paraqitur Keshillit Bashkiak per miratim. Qytetaret dhe shoqatat qe operojne ne territorin e Bashkise Durres marin informacion periodik dhe te vazhdueshem mbi Vendimet e Keshillit Bashkiak me projektin e “ Qendres te per ceshtje te informimit Publik ” , i aksesueshem ne sitin e Bashkise. Mirepritem programin e financimit te USAID mbi projektin e Planifikimit te Qeverisjes Vendore me qellim realizimin me sukses te procesit te veshtire te decentralizimit , proces i cili ka nevoje per plane veprimi konkrete, politika dhe asistence teknike te vazhdueshem . Institucionalizimi i Komisioneve Keshillimore eshte nje hap i rendesishem drejt ketij procesi. Ne e mirepresim kete grupim dhe influencen e tyre ne ceshtje te rendesishme si buxhetimin , paketen vjetore fiskale , planifikimin e territorit etj. Duke i falenderuar iniciatoret e ketij takimi te perbashket i uroj suksese Projektit te Planifikimit te Qeverisjes Vendore dhe komisioneve keshillimore ne sherbim te qytetit dhe qytetareve qe te gjithe ne perfaqesojme.” Komisionet Këshillimore Qytetare Vendore (KKQV) janë grupe vullnetare qytetarësh që do të ngrihen në secilën bashki partnere të Projektit PLGP. KKQV-të do të shërbejnë si organe këshillimore për bashkitë dhe këshillat bashkiakë. Ato do të jenë gjithëpërfshirëse, dypalëshe dhe të pavarura nga kontrolli prej njësisë vendore. KKQV-të do të kenë përfaqësim të gjerë (madje edhe gjeografike) me qytetarë që kanë vizion dhe duan të mundësojnë ndryshime pozitive në qytetin e tyre. KKQV-të do të përbëhen nga drejtues dhe përfaqësues të OJQ-ve vendore, bizneseve, rinisë, grave dhe grupeve të margjinalizuara. Ato kanë si synim të bëjnë të mundur trajtimin e sa më shumë tematikave dhe problemeve me rëndësi për komunitetin e tyre. Në diskutimet e KKQV-ve do të ftohen të marrin pjesë edhe punonjës nga njësia e qeverisjes vendore. KKQV do të institucionalizohet me vendim të Këshillit Bashkiak dhe do të mblidhet rregullisht për çështje që lidhen me buxhetimin, paketën vjetore fiskale, ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve vendore, planifikimin e territorit, si dhe me përparësitë dhe projektet e bashkisë. Projekti PLGP do t’ju krijojë mundësi trajnimi anëtarëve të KKQV-ve për të ngritjen e kapaciteteve në tematika që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të qytetarëve, udhëheqjen dhe çështje të tjera. PLGP do t’i njohë ata me praktikat novatore. Përveç kësaj, do të mbahen seminare tematike në secilën njësi vendore partnere të projektit për të prezantuar anëtarët e ardhshëm të KKQV-ve për rolet dhe përgjegjësitë e tyre si dhe për të paraqitur strategjinë e Projektit PLGP për forcimin e kapaciteteve të qytetarëve në angazhimin qytetar si dhe mbrojtjen me efektivitet të interesave të tyre. Objektivi i përgjithshëm i KKQV-ve është të nxitë kontributin nga poshtë-lart të qytetarëve për zyrtarët e qeverisjes vendore. kjo nismë synon të krijojë një mekanizëm që do t’i bëjë të mundur qytetarëve të mësojnë më shumë për njësinë e tyre të qeverisjes vendore, të vendosin për çështje të rëndësishme që lidhen me qytetin e tyre dhe të bëjnë rekomandime për këto çështje. Për të arritur këtë, KKQV-të do të mblidhen të paktën katër herë në vit për çështje dhe tema të rëndësishme që janë parashtruar nga qytetarët dhe shoqëria civile. Edhe punonjësit e bashkisë mund të sjellin në vëmendje të KKQV-së tema që ata mendojnë se janë të rëndësishme. KKQV-të janë grupim vullnetar me 20-25 anëtarë dhe përbëhen nga drejtues të komunitetit vendor që janë përfaqësues të OJQ-ve, komunitetit të biznesit, të rinjve, grave, grupeve të margjinalizuara, etj. Qëllimi është që të bëhet e mundur mbulimi i sa më shumë grupeve dhe organizatave të shoqërisë civile. KKQV do të institucionalizohet si organ këshillimor i bashkisë me vendim të këshillit bashkiak. KKQV kërkon pjesëmarrje vullnetare dhe të barabartë të anëtarëve në takimet e saj. Çdo KKQV do të zgjedhë një person kontakti që do të bashkërendojë punët me njësinë vendore dhe Projektin PLGP. KKQV mblidhen rregullisht siç përcaktohet në këtë dokument dhe jo vetëm. Ata sjellin pikëpamjet e qytetarëve për nevojat e qytetit si dhe kanë mundësi të marrin pjesë në hartimin e rekomandimeve në lidhje me vendimet e njësisë vendore, përfshirë këtu edhe ndarjen e të ardhurave. Anëtarët e KKQV-ve do të nxiten t’u ofrojnë këshilla punonjësve të njësisë së qeverisjes vendore. Rolet e anëtarëve të KKQV-ve janë të përfaqësojnë grupet dhe organizatat e komunitetit, të ngrenë çështje, t’i diskutojnë ato, të ofrojnë një platformë për ndërveprim të drejtpërdrejtë midis zyrtarëve të njësisë vendore dhe komunitetit, të japin mendime për kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak sa herë që t’u kërkohet apo të jetë e nevojshme, të fokusohet në buxhetimin me pjesëmarrje, paketën vjetore fiskale, ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve vendore, planifikimin e territorit si dhe tematika të tjera që lidhen me zhvillimin e njësisë vendore. Anëtarët e KKQV-ve nuk janë vendimmarrës pasi qëllimi është të ofrojnë kontributin e shoqërisë civile; autoriteti për marrjen e vendimeve dhe hartimin e politikave janë Bashkia dhe Këshilli Bashkiak. Projekti për ngritjen e KKQV-së përfshihet në Projektin PLGP i cili synon të ofrojë asistencë teknike dhe trajnim për qeverinë shqiptare si dhe për njësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri për zbatimin me sukses të legjislacionit, politikave dhe reformave të decentralizimit si dhe për sigurimin e pjesëmarrjes së gjerë dhe kontributit nga qytetarët. Për të arritur këtë synim, projekti do të japë asistencë teknike në katër fusha:Mbështetje për Qeverinë Shqiptare për Zbatimin e Politikave Efektive dhe të Legjislacionit të Decentralizimit, përmirësimi i efikasitetit, transparencës dhe përgjegjshmërisë së funksioneve të qeverisjes vendore, përmirësimi i administrimit dhe mbikëqyrjes nga qeverisja vendore i shërbimeve të zgjedhura publike me qëllim ofrimin e shërbimeve në përputhje me standardet e BE-së dhe forcimi i kapaciteteve të qeverisë shqiptare dhe NJQV për të planifikuar dhe administruar rritjen urbane dhe rajonale. Për të siguruar pjesëmarrjes sa më të madhe të të gjithë aktorëve në këtë proces, PLGP do të punojë për të rritur angazhimin e shoqërisë civile dhe për forcimin e ndërveprimit mes qeverisë vendore, shoqërisë civile dhe qytetarëve me anë të krijimit dhe institucionalizimit të Komisioneve Këshillimore Qytetare Vendore në secilën njësive vendore partnere e Projektit PLGP. Ky parakusht u përfshi në Memorandumin e Mirëkuptimit që u nënshkrua nga secila njësi vendore partnere në 18 maj 2012.