Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka marrë pjesë në çeljen e ekspozitës “Monako në Durrës” së piktorit të njohur Claude Gauthier nga Monaco. Kjo eskpozitë është çelur në galerinë e arteve pamore Nikolet Vasia nën patronazhin e lartë të Princit Albert II i Monakos dhe me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit dhe Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Monako. Në çeljen e kësaj ekspozite merrte pjesë konsulli i nderit i Shqipërisë në Monako dhe njkoëhesisht qytetar nderi i Durrësit Giuseppe Durazzo, perosnalitete të artit dhe kulturës të Durrësit etj. Në fjalëne tij përshëndetëse piktori Claude Gauthier pasi falenderoi kryebashkiakun Dako për mikpritjen u shpreh se me anë të kësaj ekspozite ai po i ofron mundësinë artdashësve dhe qytetarëve durrsakë të njihen me proncipatën e Monakos pasi tematika e 30 punimeve të ekspozuara janë peisazhe të kësaj principate të sjella me mjaft dashuri e emocion nga piktori. Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka shprehur në fjalën e tij kënaqësinë për ardhjen e kësaj ekspozite të veçantë të një piktori të njohur nga principata e Monakos në Durrës: “Ndihem me të vërtetë i nderuar që kam privilegjin t’ju përshëndes dhe t’ju uroj mirëseardhjen në Galerinë e Arteve Pamore Nikolet Vasia që për të disatën herë ka hapur dyert e saj për të mirëpritur ekspozita të autorëve vendas e të huaj. Përmes kësaj galerie i kemi shtuar qytetit tonë një aset kulturor të pazëvendësueshëm për një kryeqendër të trashëgimisë kulturore mbarëshqiptare. Sot konstatoj me kënaqësi që kjo galeri i ka shtrirë kufijtë e saj përtej trojeve shqiptare. Pasi ka hapur dyert për krijues nga gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi ajo ka shtuar gjeografinë e saj kulturore duke mirëpritur artistë nga Franca, Polonia, Belgjika, Turqia, Anglia, India e tani edhe nga Monako. Këtë herë vjen me punimet e tij të veçanta piktori nga Monako Gauthier i cili ka sjellë një ekspozitë të veçantë në qytetin tonë e cila do të ndiqet me interes nga qytetarët. Falenderoj piktorin Gauthier që ka çelur këtë ekspozitë në Durrës e po ashtu edhe konsullin e nderit të Shqipërisë në Monako Giuseppe Durazzo pasi aktivitete të tilla ndikojnë në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Hapja e kësaj ekspozite dhe e të tjerave që do të pasojnë është jo vetëm një angazhim i përhershëm i yni për të pasuruar jetën kulturore por mbi të gjitha një përpjekje konstante e jona për ti krijuar qytetarëve të Durrësit luksin për të parë përmes tyre identitete kulturore aq të përveçme krahasuar me vlerat e unifikuara europiane ku aspirojmë të shkojmë.” Në këtë ceremoni ka përshëndetur edhe konsulli i nderit i Shqipërisë në Monako Giuseppe Durazzo i cili me mjaft emocion ka deklaruar se aktivitete të tilla kulturore mes Durrësit e Monakos do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Më pas ai i ka dhuruar kryebashkiakut Dako librin Durazzo ku përshkruhet historia e familjes së tij e cila ka mbajtur emrin e Durrësit për mëse katër shekuj si mbiemër për të kujtuar gjithmonë prejardhjen nga ky qytet. Durazzo u shpreh se ai do të vazhdojë të punojë gjithmonë për të përçuar kudo ku ai kryen aktivitetin emrin e mirë dhe imazhin pozitiv të qytetit të tij të Durrësit dhe të vendit tonë. Nga ana e tij piktori Gauthier i ka dhuruar kryebashkiakut Dako një nga punimet e tij të fundit. Më pas të pranishmit ndoqën me interes punimet e kësaj ekspozite që do të qëndrojë e çelur deri në 29 tetor.