Vullnetarët e nismës “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë” kanë mbërritur në Durrës dhe pas sensibilizimit në qytet ata janë pritur në Bashki nga kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili ka mbështetur këtë nismë dhe deklaroi se nisma të tilla ndihmojnë në sensibilizmin e qytetarëve për një Durrës dhe për një Shqipëri më të pastër. Kryebashkiaku Dako nënshkroi me vullnetarët një memorandum mirëkuptimi në mbështetje të kësaj nisme. Sipas përfaqësuesve të kësaj nisme, sensibilizimi i njerëzve është qëllimi kryesor i tyre. Nisma “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë” kulmon më 22 nëntor, kur do të zhvillohet një aksion i koordinuar në të gjitha qytetet e Shqipërisë.