Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe ministri i brendshëm Saimir Tahiri kanë vizituar anijen e rojes bregdetare turke TCSG UMUT ku janë pritur nga komanndanti i anijes kapiten i rangut të parë Ertan Balci, komisari i kësaj anijeje kapiten i ranagut të parë Cuneyt Kara dhe oficerë të tjerë të kësaj anijeje. Në takimin në anije kanë marrë pjesë edhe kryetari i Qarkut të Durrësit Alfred Mullaraj dhe prefekti Roland Xhelilaj. Komandanti i anijes TCSG UMUT dhe ushtarakë të tjerë të saj kanë shprehur kënaqësinë e kësaj vizite në Durrës si dhe kanë diskutuar me kryebashkiakun Dako, ministrin Tahiri dhe zyrtarët e tjerë çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ushtarak në kuadër të NATO-s si dhe miqësinë që ekziston midis popullit shqiptar dhe atij turk. Anija më e madhe e rojes bregdetare turke TCSG UMUT me një ekuipazh prej 90 personash ka ardhur në portin e Durrësit në zbatim të planit të bashkëpunimit ushtarak dypalësh midis vendit tonë dhe Republikës së Turqisë për vitin 2013.