Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ka pritur në një takim delegacionin e maratonistëve të skuandës “People Runners.” Skuadra “People Runners CRIMAN” i ka dorëzuar kryetarit të Bashkisë së Durrësit Bluzën e Dialogut e cila është simbol i ekspozitës fotografike kushtuar Nënë Terezës dhe ka mbi të nënshkrimin e fituesve të çmimit NOBEL për paqen. Kjo iniciativë është e organizuar nga shoqata Micro Macro, nën kujdesin e vecantë të Presidentes së kësaj shoqate Vittoria Stakharyak. Dorëzimi i stafetës nga skuadra “People Runners CRIMAN” është një simbol i fortë bashkimi midis dy krahëve te Mesdheut. Ky bashkim behet nën mesazhin e fuqishëm të Nënë Terezës. Projekti i Muzeut Ndërkombëtar të Nënë Terezës, parashikon lënien e një hapësire brenda tij për qytetet që kanë mbështetur këtë projekt dhe qyteti i Durrësit është një prej tyre. Kjo iniciativë është pjesë e projektit për realizimin e muzeut ndërkombëtar të Nënë Terezës dhe pjesë e projektit për promovimin e dialogut ndërfetar “Progetto Dialogo”. Skuadra “People Runners CRIMAN” ,është nisur nga qyteti i Reggio Emilias në Itali dhe pas kalimit të kësaj skuadre në te gjithë Italinë, ndalon në Durrës për të vazhduar më pas në Tiranë. Në qytetin e Tiranës, skuadra do të dorëzojë Bluzën e Dialogut në çeljen e ekspozitës fotografike kushtuar Nënë Terezës. Kjo ekspozitë organizohet nga shoqata Micro Macro në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës me rastin e dhjetë vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës. Në këtë rast, shoqata Micro Macro, do ti propozojë autoriteteve shtetërore shqiptare që kjo ekspozitë të qëndrojë e përhershme dhe të jetë kështu një fillim mbi projektin madhështor të Muzeut Ndërkombëtar të Nënë Terezës në Shqipëri. Ky projekt është pjesë e bashkpunimit italo-shqiptar ku gjithashtu marin pjesë në realizimin e këtij projekti Sekretariati i çmimit NOBEL për Paqen, Vatikani dhe shumë Bashki të shtetit Italian. Ekspozta fotografike do të inaugurohet ditën e enjte, 19 dhjetor pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë dhe pas Tiranës ekspozita dedikuar Nënë Terezës do të paraqitet dhe në Durrës.

 

E kanë nënshkruar Bluzën e Dialogut :

 

Mairead Corrigan Maguire – çmimi NOBEL për Paqen 1976

Betty Williams – çmimi NOBEL për Paqen 1976

Rita Levi Montalcini – çmimi NOBEL për mjeksinë 1986

Muhammad Yunus çmimi NOBEL për Paqen 2006

Lech Walesa -çmimi NOBEL për Paqen 1983

Rajendra Kumar Pachauri – Presidenti i IPCC, çmimi NOBEL për Paqen 2007

Rigoberta Menchù Tum -çmimi NOBEL për Paqen 1992

John Hume – çmimi NOBEL për Paqen 1998

Frederik Willem de Klerk -çmimi NOBEL për Paqen 1993

Card. Paul Poupard -Presid. Emerito, Pontificio këshilli i kulturës Vatikan

Kerry Kennedy – Presidente Fondazionit Kennedy

Bob Geldof – artist