Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u ka shpërndarë dhurata me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri fëmijëve të kopshtit Met Hasa në Durrës. Dhuratat që kanë qenë kryesisht lodra dhe veshmbathje u janë dhuruar 150 fëmijëve të këtij kopshti të cilët kishin përgatitur edhe një koncert festiv me rastin e festave të fundvitit. Në përgatitjen e këtyre dhuratave ka kontribuar edhe Kisha Ungjillore e Durrësit. Kryebashkiaku Dako teksa ka ndarë dhuratat i uroi fëmijët për festat e fundvitit dhe shprehu vendosmërinë e Bashkisë, për te përmirësuar edhe më shumë kushtet, në çerdhet dhe kopshtet e qytetit bregdetar.