Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka marrë pjesë në ekspozitën “Pa Dritë” që është çelur në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.  15 Tetori është dita ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, e cila simbolizon përpjektjet e personave të verbër për përmirsimin e standartit të të drejtave të tyre. Pikërisht për këtë qellim u perzgjodh  kjo date per celjen e ekspozites te titulluar “PA DRITË” në Muzeun Arkeologjik  Durrës. Në këtë aktivitet merrte pjesë edhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Florian Rauning, kryetari i shoqatës së të verbërve Sinan Tafaj etj. Ekspozita pa dritë, konsiston në ngritjen e një hapësire të përkohëshme ekspozimi, që ka për qëllim t’u ofrojë personave me nevoja të vecanta shqisore (të verbërve) një mundësi njohje me një pjesë të trashëgimisë arkeologjike. Kjo ekspozitë është çelur pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, ku në mbarë botën drejtohet vëmendja drejt rritjes së ndërgjegjësimit ndaj personave të verbër  dhe promovohet një mjedis i barabarte dhe gjithpërfshirës, për përdoruesit e shkopit të bardhë. Ekspozita, që u realizua duke riprodhuar 27 artefakte dhe objekte të përzgjedhura nga koleksioni i Muzeu Arkeologjik i Durrēsit,  u jep mundesinë personave të verber ti perceptojnë ato nëpermjet të prekurit. Çdo objekt është pajisur me një tekst shpjegues I transkriptuar në shkrimin braille, në mënyrë që të përcillet  çdo informacion lidhur me objektet.  Ekspozita do të rrijë e hapur në Muzeun Arkeologjik të Durrësit për një kohë të gjatë. Pritshmëritë janë, që gjatë kësaj periudhe Muzeu të ketë një një rritje të ndjeshme të atraksionit të tij dhe personat e verbër që do të jenë gjatë kësaj periudhe bashkëpunëtorë dhe kontribues të rëndësishëm në këtë drejtim. Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim i suksesshëm i specialistëve të Muzeut Arkeologjik, me pedagogë dhe studentë të Universitetit të Arteve, të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore, drejtuar nga ideatorja dhe organizatorja e këtij projekti, zonja Edlira Çaushi. Projekti u mbështet nga Ministrina e Kulturës, Shoqata e të verbërve të Shqipërisë dhe Digitalb.