Bashkia e Durrësit sqaron opinionin publik se në plazhin e Durrësit po kryhet një investim madhor që synon rehabilimin e të gjithë zonës. Ky projekt realizohet nga tre institucione:

1-Banka Botërore me fond 4.1 milion euro që do të sistemojë rrjetin e ujërave të ndotura të të gjithë zonës së plazhit

2-Qeveria Shqiptare me fondin 150 milion lekë që do të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm të të gjithë plazhit

3-Bashkia e Durrësit me fondin 228.271.305 me tvsh nga FZHR që do të rehabilitojë hapësirat publike në të dyja anët e rrugës Pavarësia

Për herë të parë tre institucione janë koordinuar plotësisht pa dëmtuar investimet e njëra tjetrës. Ky investim do ti shërbejë mijëra banorëve të plazhit, mijëra turistëve dhe qindra bizneseve të kësaj zone. Falë këtij investimi madhor në sezonin turistik të vitit 2017 plazhi i Durrësit do të jetë një destinacion edhe më shumë i preferuar nga turistët. Po kështu investimi i një viti më parë për korsinë e biçikletave, pemët e mbjella dhe ndriçimi nuk dëmtohen por integrohen plotësisht në këtë projekt. Pretendimet e ngritura ndaj këtij investimi nuk qëndrojnë dhe Bashkia e Durrësit dënon çdo akt dhune që synon shkatërrimin e pronës publike dhe cënon imazhin turistik të qytetit.