Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka prezantuar publikisht një tjetër projekt madhor që është në vazhdën e investimeve më të rëndësishme që po kryen Bashkia e Durrësit. Në këtë prezantim publik kanë marrë pjesë ministri i mjedisit Lefter Koka, prefekti i Durrësit Roland Xhelilaj, kryetari i qarkut Alfred Mullaraj arkitektë, urbanistë, personalitete dhe qytetarë të Durrësit.

Kryebashkiaku Dako ka prezantuar projektin e një sheshi të ri urban në Durrës, sheshi përpara portit. Ky shesh pas përfundimit të punimeve do të ketë një imazh krej tjetër dhe do të jetë në funksion të qytetarëve dhe vizitorëve të Durrësit. Projekti “Veliera” do të tërheqë mijëra turistë pasi do të jetë një objekt origjinal e i vizitueshëm që do ti japë Durrësit një imazh të vërtetë të një qyteti turistik. Projekti është përgatitur nga studio e arkitekturës shqiptare ERALD -G + ARKONSTUDIO dhe një studio të njohur arkitekture nga Italia, ARCHEA. Sheshi i ri publik do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metra katror dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katror. Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 6 milion dollarë.

Kryebashkiaku Vangjush Dako në fjalën e tij deklaroi se ky është një tjetër projekt madhor që do të shërbejë si shesh publik për qytetarët por edhe do të tërheqë interesin e turistëve të huaj. Dako deklaroi se me sheshin buzë detit, Durrësi fiton disa mijëra metra katror hapësirë publike të dedikuar jetës sociale dhe shoqerisë në një nga zonat me të bukura dhe domethënëse të qytetit: zona përpara portit. Sipas kryebashkiakut Dako investimi para portit “Veliera” është nga më të rëndësishmit sepse do të sjellë edhe zhvillim ekonomik, pasi është i lidhur me të gjjthë investimet e tjera të shesheve që zhvillon pronën përgjatë gjithë këtyre akseve ndërkohë që sipas kryebashkiakut Dako vitin e ardhshëm do të fillojë edhe një tjetër investim madhor, ai i pallatit të drejtësisë.

Më pas arkitekti i njohur italian, drejtues i studios Achea, Marco Casamonti ka prezantuar me detaje teknike projektin e ri Veliera i cili sipas arkitektit italian do të jetë një nga simbolet moderne të Durrësit. Ajo që sot është veçse një vendkalim makinash i mbingarkuar nga trafiku dhe nga kalimi i pandalur i automjeteve, së shpejti do të kthehet një hapësirë për këmbësorin, për argetimin dhe një piktakimi në ambient të hapur por e mbuluar. Për të simbolizuar idenë e komunitetit kontribon një tendë e madhe guri e mbështetur mbi katër pika në mënyrë që të krijojë hije dhe mbrojtje për sheshin nën të, i cili nga ana e tij shërben si mbulesë e rrugës së automjeteve që do të jetë nën tokë në mënyrë që të eleminohet trafiku automobilistik piktakimi perpendikular i dy nga arteriet kryesore urbane do të shfaqet si një skenë natyrale për qytetin ku njerëzit mund të qendrojnë, ku mund të organizohen shfaqe dhe evente, dhe ku konsolidohet dhe konkludon aksi i gjatë që të çon nga sheshi i Bashkisë për në det.

Forca e erës dhe e valëve ngre ne mënyrë metaforike një terren me gurë, dhe si një anije me vela e ankoruar në katër direkët e shumë anijeve imagjinare, fluturon mbi qytet drejt ujit. Kur bulevardi me palma do të jete i mbyllur nga trafiku, njerezit mund të arrijne nga qëndra e qytetit ne shëtitoren përgjate bregdetit (lungomare) pa kaluar rrugën e makinave, do të shohin sheshin e ri të mbuluar si një sfond I një skenari urban te ri dhe mbresëlënës në pritje që porti mund të hapet në të ardhmen për qytetarët, sic ka ndodhur në qytetet e tjera te Mesdheut, nga Genova ne Barcelone. Tenda e madhe prej guri (e cila qëndron mbi shesh ne një lartësi qe shkon nga 4 ne 18 metra dhe përbehet nga një spesor qe varion nga 30 cm ne 4 m) synon gjithashtu të bëhet ikone dhe imazhi i një Durresi te ri, i cili projekton në botë ndërmjet konstruksionit një simbol të ri qe lartëson kuptimin e pritjes, mikpritjes dhe të detit.

Teknikisht bëhet fjalë për një punë te guximshme dhe komplekse, sepse tenda është rreth gjashtëdhjetë metra e gjatë dhe dyzetë metra e gjere, dhe mbështetet vetëm ne katër pikat kulmore të përbëra nga po aq shufra të stabilizuar në inox celik, si direku i nje anije me vela, nga katër kavot te cilat të kujtojnë tamam litarët të perdorura në anijet me vela. Ashtu si përkulja e tendë-mbulesës edhe dyshemeja e sheshit nën të do të ketë një përkulje në mënyrë që të reduktohet gërmimi i nënkalimit dhe të ngjeshet hapësira e sheshit deri në gropën qendrore. Ky i fundit jo vetëm përbën sistemin e kullimit të ujrave nga mbulesa në rast shirash, por përfaqëson edhe një lloj “Syri” që reflekton dritën e diellit duke riprodhuar në dyshemene e mermerte, si tek Panteoni, fuqine e dritës, pra të elementeve natyrorë.

Studio Archea është një network me rreth njëqind arkitektë, të cilët operojnë në gjashtë seli të ndryshme, në Firence, Milano, Romë, Pekin, Dubai, San Paolo. Ndër projektet më të spikatura në sektorin publik dhe privat cilësohen: Biblioteka Komunale e Nembros, Kantina Antinori në San Casciano Val di Pesa, Green Energy Laboratory për Universitetin Jiao Tong në Shanghai, Qyteti i Qeramikës në Li Ling (Hunan - Kinë), Kompleksi Rezidencial Colle Loreto në Lugano, Fasada e Stadiumit të Ri të Udines etj.