Biznesi

bashkia durrës

Qendra e informimit për biznesin

Mbi miratimin e paketes fiskale te taksave dhe tarifave vendore ne qytetin e Durresit per vitin 2018:

LINK: Paketa Fiskale 2019

taksat vendore

Info Rreth Taksave Vendore

Zyrat tatimore të qeverisjes vendore funksionojnë dhe zbatojnë ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore” dhe administrojnë taksat, detyrimet tatimore dhe pagesat publike vendore, me përjashtim të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vlerëson, mbledh, kontrollon dhe arkëton tatimin e thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. (Ndryshuar me Ligj Nr. 179/2013, dt. 28.12.2013. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 203, dt. 30.12.2013).

  1. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Këstet e këtij tatimi në bazë të ligjit nr. 9632 datë 30.10.2006 i ndryshuar me ligjin nr. 181/2013, dt. 28.12.2013. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 203, dt. 30.12.2013. kanë kaluar në Drejtorinë Rajonale Tatimore.
  2. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat dhe taksa mbi tokën bujqësore; 
  3. Taksa e fjetjes në hotel;
  4. Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja;
  5. Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme;
  6. Taksat e përkohshme dhe Tarifat Vendore :
    1. Taksa e perkoheshme e tregut
    2. Tarife gjelberimi
    3. Tarifa e pastrimit dhe largimit te mbeturinave
    4. Tarifa e plazheve private
    5. Tarife per leje perdorimi strukture
    6. Tarifa e parkimit te automjeteve
    7. Tarifa e ndricimit
    8. Tarifat e sherbimit administrativ te Bashkise
    9. Tarifa per transportin publik
    10. Tarifa e autorizimeve per tregtim karburanti
    11. Tarifa e autorizimeve per qarkullimin ne qytet
    12. Tarifa per dhenie leje ushtrim veprimtarie
    13. Tarifa te sherbimit  veterinar
    14. Tarifa e urbanistikes
    15. Tarifa te institucioneve te varesise
  • Cdo subjekt i pajisur me NIPT nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit duhet të paraqitet në zyrat e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore për të bërë aplikimin dhe për të tërhequr detyrimet fiskale vendore.
  • Në momentin që një subjekt aplikon në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, aplikimi i kalon sektorit të kontrollit i cili bën akt kontrollin dhe e dorëzon tek sektori I regjistrimit. Sektori i Regjistrimit bën regjistrimin e subjektit në sistemin informatik dhe i dërgoni me postë detyrimin subjektit.
  • Afati i pagesës së taksave vendore është data 20 Prill të vitit ushtrimor .Për subjektet e regjistruara rishtazi detyrimi tatimor do të llogaritet nga muaji korrent i regjistrimit pranë QKR.
  • Tatimpaguesi, i cili nuk arrin që, brenda afatit të parashikuar ligjin nr.9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”  për pagesë, të paguajë shumën e detyrimit tatimor e të kontributit, detyrohet të paguajë një gjobë, të barabartë me 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për secilin muaj apo pjesë të muajit, gjatë të cilit pagesa nuk është kryer. Në asnjë rast, shuma nuk mund të jetë më e madhe se 25 për qind e detyrimit të papaguar.

Më shumë informacion

bashkia durrës